COVID-19 : Kur Mund Të Jetë Gati Vaksina Për Fëmijët?

390 0

Provat klinike të kryera këtë vit, testuan sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës tek të rriturit, por studiuesve ju mbetet ende shumë punë për të bërë.

Atye do t’ju duhet të shqyrtojnë dozat, intervalin midis dozave dhe numrin e dozave që funksionojnë më mirë tek fëmijët.

Sipas ekspertëve të sëmundjeve infektive pediatrike, ky proces mund të zgjasë disa muaj dhe fëmijët ka të ngjarë të mos vaksinohen deri në fund të vitit 2021.

Në nëntor, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) publikoi një deklaratë duke i bërë thirrje prodhuesëve të ilaçeve, që të përfshijnë fëmijët në provat e tyre.

Sipas ekspertëve, vaksinat para se të aplikohen tek fëmijët, testohen së pari tek të rriturit.

“Kjo është manovra e zakonshme e sigurisë. Ne së pari i testojmë vaksinat tek të rriturit dhe sigurohemi se ajo është e sigurt dhe imunogjene, pastaj kalojmë tek fëmijët ” – tha Dr. Beth Thielen, profesore asistente e pediatrisë, në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Minesotës.

Vaksinat duket se japin një përgjigje imune efektive dhe tregojnë se nuk kanë efekte anësore të rënda, për të cilën disa njerëz ishin të shqetësuar.

Pfizer, kohët e fundit filloi testimin e vaksinës së saj tek fëmijët e moshës 12 vjeç e lart. Ndërsa prodhuesit e tjerë kryesorë, AstraZeneca dhe Moderna, ende nuk e kanë filluar testimin e vaksinave të tyre tek fëmijët.

Provat duhet të testojnë nëse fëmijët e vaksinuar mund të infektohen me virusin dhe nëse reagimi i antitrupave është i ngjashëm me atë që prodhojnë të rriturit për t’i mbrojtur kundër sëmundjeve të rënda.

Studiuesit gjithashtu ka të ngjarë të vazhdojnë të vëzhgojnë fëmijët edhe pas vaksinimit, për të kuptuar qëndrueshmërinë e vaksinës.

Në përgjithësi, fëmijët kanë një rrezik më të ulët për t’u prekur rëndë nga COVID-19, krahasuar me të rriturit dhe të moshuarit.

Por në raste të rralla edhe ata kanë zhvilluar një gjendje të quajtur sindromi inflamator multisistem (ose MIS-CTrusted Source), një përgjigje e theksuar inflamatore që dëmton organet.

Fëmijët gjithashtu priren të transmetojnë në heshtje virusin, pasi shumë prej atyre nuk shfaqin simptoma ose shfaqin simptoma të lehta dhe kjo është diçka e rrezikshme sidomos për të moshuarit.

Vaksina ka për qëllim të parandalojë këtë gjë dhe të ulë transmetueshmërinë virale.

Mjekët pediatër të sëmundjeve infektive, shpresojnë që fëmijët e vegjël të përfshifen sa më shpejt në provat klinike, për të ndihmuar kështu në përshpejtimin e këtij procesi./AgroWeb.org