Virologu i njohur tregon kur pritet ta arrijë Tirana imunitetin e tufës

370 0

Pak ditë më parë në Sheshin “Skënderbej” nisi vaksinimi masiv i popullatës që ta mbrojë atë nga virusi SarsCov2 dhe variantet që po qarkullojnë.

 Në Shqipëri është pranuar tashmë se po qarkullon varianti britanik. Madje sipas anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve, ai po bëhet dominues dhe kjo shpjegon edhe rritjen e numrit të infektimeve të larta gjatë 2 muajve të fundit.

Në një lidhje Skype për “Wake Up” , drejtori i departamentit të vaksinave në kompaninë GeoVax , virologu i njohur, Arban Domi tha se Tirana shumë shpejt mund të arrijë imunitetin e tufës nëpërmjet infeksionit natyral.

“Problemi në Shqipëri është pak kontradiktorë ndërmjet Tiranës dhe rretheve, siç e shoh unë. Tirana ka arritur një ekuilibër relativisht të qëndrueshëm dhe me shumë gjasa ka që në muajt e ardhshëm të arrijë imunitetin e tufës thjesht nëpërmjet infeksionit natyral të individëve.

Në qoftë se vazhdon me këto ritme, besoj nga muaji qershor të paktën do ta arrijë 60-70 për qind.

Është totalisht ndryshe situata në rrethe, si nga informacionet zyrtare dhe ato informale që kam nga kolegë të njohur nëpër rrethe, ku numrat janë në rritje eksponenciale dhe ku duhet të përqendrohet kujdesi më i madh i rasteve që për fat të keq në Shqipëri mungon këputja e zinxhirit.

Mbyllja nuk ndihmon, vetëm shtyn pikun e çdo vale, Mbyllja është e nevojshme kur sistemi spitalor nuk e përballon. Sa më shumë të mbyllësh ndikon në krijimin e mutacioneve të reja”, deklaroi Domi./Burimi:Top Channel