COVID-19: Masat që Tregtarët e Fruta-Perimeve Duhet të Respektojnë

460 0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën apel subjekteve që tregtojnë fruta-perime, të respektojnë në mënyrë rigoroze zbatimin dhe forcimin e masave për ndalimin e përhapjes së Koronavirusit.

Sipas AKU-së  të gjithë subjektet që tregtojnë fruta-perime të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme këto masa:

1- Të gjitha produktet fruta-perime duhet të jenë të mbuluara me qese plasmasi të tejdukshme në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo tështitjes së personave;

2- Të gjithë shitësit por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit.

Zgjedhja dhe blerja e tyre do të bëhet vetëm nëpërmjet dorashkave njëpërdorimshe ose qeseve që shërbejnë për mbajtjen e produktit.

AKU është shprehur se këto masa vijnë si rrjedhojë dhe nevojë e forcimit të mëtejshëm të masave të mëparshme të ndërmarra, me qëllimin e vetëm mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë konsumatorëve.

Për sa me sipër, AKU si pjesë e Task Forcës, për zbatimin me rigorozitet në marrjen e masave për të luftuar Covid-19 ka  vëne në zbatim Listën e  Verifikimit  për OBU përmes masave të marra kundër përhapjes së Covid-19.

  1. Përdorimi i masave mbrojtëse dhe dorezave, ruajtja e largësisë gjatë shërbimit ndaj konsumaorëve si dhe respektimi në mënyrë rigoroze i futjes së konsumatorëve në subjekt jo më shumë se një individ
  2. Hartimi dhe afishimi i masave mbrojtëse i një plani masash që duhet të ndiqen nga stafet brenda  ambienteve të punës
  3. Prania e  dezinfektantevë në ambientet ku shërbehet produkti ushqimor
  4. Mirëmbajtja , pastrimi dhe dezinfektimi , kontaminimi nga ajri dhe kushtet e përshtatshme të punës
  5. Eleminimi i prerjes së bukës dhe largimi nga ambientet e shërbimit të makinës prerëse të bukës për subjektet që tregtojnë bukë dhe prodhime brumi
  6. Tregtimi i produkteve të sigurta brenda afatit të përdorimit për konsumatorin
  7. Etiketimi i rregullt i produkteve ushqimore
  8. Respektimi i kushteve së ruajtjes së produkteve ushqimore.