Covid-19/ Shkon në mbi 5 miliardë numri i vaksinave të administruara në të gjithë botën

362 0

Sipas “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 5 miliardë doza të vaksinës së Covid-19.

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinës COVID-19 në botë, me mbi 1 miliard e 960 milionë doza, e ndjekur nga India me mbi 582,2 milionë doza.

SHBA-ja ka administruar 363,2 milionë doza, Brazili 178,5 milionë, Japonia 118,3 milionë doza. Më pas vijon Gjermania me 99,6 milionë doza, Mbretëria e Bashkuar 89,8 milionë, Turqia mbi 89,8 milionë doza.

Lista vazhdon me Indonezinë, e cila ka administruar mbi 89,5 milionë, Franca 83,9 milionë, Meksika 80,8 milionë, Rusia 76,9 milionë, Italia 75,6 milionë, Spanja 63,5 milionë dhe Kanadaja me 52,5 milionë doza./Burimi:Top Channel