Diabeti Tek Meshkujt- Shenjat Treguese Dhe Çfarë Duhet Të Dini

793 0

Diabeti është një çrregullim metabolik që ndodh kur sheqeri në gjak është në nivele tepër të larta.

Trupi e përdor glukozën për prodhimin e energjisë nëpërmjet pankreasit i cili prodhon insulinë.

Kur prodhimi i insulinës është i ulët, trupi krijon rezistencë ndaj këtij hormoni dhe glukoza nuk përçohet dot në qeliza.

I gjithë ky proces shkakton diabet, një sëmundje që ndahet në dy lloje: diabeti i tipit 1 dhe 2.

Simtomat E Diabetit Tek Meshkujt Dhe Femrat

Diabeti tek të dyja gjinitë manifestohet me simptoma të ngjashme por edhe të ndryshme.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, simptomat unike tek meshkujt janë infeksionet, nivel të ulët të testosteroneve dhe çrregullime hormonale.

Si burrat ashtu edhe gratë përjetojnë etje dhe uri të madhe, luhatje të papritur të peshës, plogështi, marramendje e të tjerë.

Si Manifestohet Diabeti Tek Meshkujt

Lodhja

Niveli i lartë i sheqerit shton lodhjen, sepse trupi nuk ka energjinë e mjaftueshme.

Ka njerëz që ndihen të lodhur edhe një vit pas diagnostikimit me diabet.

Shtim Në Peshë

Studimet shkencore thonë se meshkujt diabetikë kanë tendencën të shtojnë më shumë në peshë se femrat.

Diabeti në organizmin e një mashkulli përbën pikënisjen e një efekti të njëpasnjëshëm metabolik.

Dhimbje Kraharori

Tensioni i lartë i gjakut është i lidhur me hapat e parë të diabetit në trup.

Probleme të tilla shkaktojnë dhimbje kraharori gjatë aktivitetit fizik dhe rrisin rrezikun e ishemisë tek një mashkull.

Burrat duhet të tregohen të kujdesshëm me aktivitetin fizik dhe të ruajnë ekulibrat për të shmangur probleme të tilla.

Analizat mjekësore

Mjekët rekomandojnë kryerjen e analizave vjetore veçanërisht pas të 40-ave.

Përveç diabetit, meshkujt goditen më herët edhe nga sëmundjet e zemrës, ndaj analizat janë të dobishme për parandalimin e sëmundjeve./AgroWeb.org