Leonard Solis, mjek dhe ish-ministër i Shëndetësisë thotë se në mars mund të kemi një lehtësim të situatës së pandemisë pasi me rritjen e temperaturave njerëzit më shumë do të qëndrojnë në hapësira të hapura. Por nga ana tjetër ai theksoi se aktualisht infektimet janë në rritje dhe ndaj bëri thirrje që të tregohet kujdes me respektimin e masave. “Në mars do të shpëtojë dhe ekonomia dhe njerëzit”, tha Solis.
Entela Ramosacaj, doktore e Shkencave dhe Infektologe e lidh shtimin e rasteve të fundit me festat por edhe me disa faktorë të tjerë.
“Ditët e fundit kemi pasur një shtim të numrit të infektive. Rritja lidhet me shumë faktorë, kaluam festat dhe ndoshta faktori klimaterik apo ulja e vigjilencës. Tani mund të bëjmë një parashikim dhe jam shumë optimiste dhe them nga vera mund të bjerë numri i infeksioneve. Vaksinimi mbrojta do ta ulin transmetueshmërinë. Me një mbulim me 70% të popullatës do të krijojë imunitet për të ndaluar transmetueshmërinë”, tha ajo.
Fatmir Brahimaj, president i Urdhrit të Mjekëve në Shqipëri tha se edhe për dy muajt e ardhshëm situata mund të jetë delikate dhe vetëm pas marsit sipas tij do të kemi lehtësira.
“Është pak e vështirë për të parashikuar por shtrimi i njohurive dhe vaksinimit janë faktor që në mos do të stopojë fare do ta çojnë jetë shumë afër normalitetit. Gjithë ky vit ishte mbroja e shëndeti dhe ekonomi në funksion të shëndetit”, tha ai.
Albert Nikolla, zëvendësministër i Shëndetësisë thotë se pritet që në vendet e BE, Ballkanin Perëndimor dhe SHBA me vaksinimin masiv të arrihet një situatë normaliteti dhe COVID-19 të jetë si një grip i zakonshëm. Ai tha se krahas vaksinës janë shumë kompani që po punojë për ilaçe për luftimin e coronavirusit./Burimi:Euro News