Dy Raste me Koronavirus – Rama Jep Urdhrin: Mbyllen Shkollat Për Dy Javë

227 0

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.

Lidhur me këtë qeveria po zhvillon një mbledhje të jazhtëzakonshme, ku kryeministri Edi Rama tha se në vazhdën e masave u vendos që shkollat të mbyllen për dy javë.

“Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 3 prill.

Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjtha aktivieteteve, dëgjesa publike, deri më 3 prill”, tha Rama.

Babë e bir nga Tirana të prekur. Sapo u kthyhen me makinë nga Firence

Ministria e Shëndetësisë: Konfirmohen dy rastet e para me koronavirusin e ri. Konfirmohen dy raste të importuara me COVID-19 në Shqipëri.

Mbërrin koronavirusi. Babë e bir nga Tirana të prekur. Sapo u kthyhen me makinë nga Firence
Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

Strukturat e urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

Të infektuarit babë e bir nga Tirana

Dy qytetarët e konfirmuar me koronavirusin e ri, babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç kanë qëndruar disa ditë në Firence dhe kanë udhëtuar në rrugë tokësore nga Firence drejt Tiranës, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit me makinë personale.

Menjëherë pas shfaqjes së shenjave klinike dhe lajmërimit të urgjencës kombëtare në nr.127 i janë marrë mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e djeshme nga laboratori i virologjisë në ISHP.

Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 janë në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin infektiv.

Ndërkohë strukturat e shëndetit publik po realizojnë hetimin epidemiologjik dhe marrjen e mostrave të kontakteve.
marrjen e mostrave të kontakteve./Top Channel