Paralajmërimi i Ministrisë së Shëndetësisë – Vendet që Duhet të Shmangni

198 0

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë në lidhje me masat që duhet të ndërmerren ndaj virusit COVID-19, Ministria e Shëndetësisë konfirmoni rastet e para në Shqipëri.

Bëhet fjalë për dy persona, 54 dhe 28 vjeç, banues në Tiranë, të cilët kanë udhëtuar nga Fierence për në Shqipëri me makinë.

Sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, 28 vjeçari ka hyrë në Shqipëri në 26 Shkurt dhe e ka transmetuar virusin tek i ati.

Gjatë fjalës së saj, Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se përveç dy personave të konfirmuar, janë analizuar edhe mostrat e individëve që ata kanë pasur kontakt.

Këta persona janë izoluar derisa instancat zyrtare të kryejnë një verifikim të plotë rreth situatës.

Freno, Vono dhe Lehtëso: Masat që Do Të Ndërmerren

Ministria Manastirliu ka deklaruar se strategjia që do të ndiqet për të menaxhuar përhapjen e COVID-19 ka të bëjë me tre hapa: Frenimi, Vonimi dhe Lehtësimi.

Frenimi i përhapjes së virusit tek personat e tjerë nis me ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Për këtë hap është e rëndësishme që të shtohet kujdesi për higjienën personale.

Larja e duarve, evitimi i qëndrimit në ambiente të mbyllura më shumë individë, evitimi i përdorimit të transportit publik, por edhe vetëkarantinimi.

Përsa i përket Vonimit, bëhet fjalë për parandalimin e përhapjes tek persona të tjerë.

Menjëherë pas mbledhjes së qeverisë ka nisur edhe dezinfektimi i pavijonit të infektivit në QSUT.

Gjithashtu Ministria u kërkoi qytetarëve që kanë të afërm të shtruar në QSUT, që të evitojnë vizitat.

Por ajo që është e rëndësishme është që çdo person që dyshon rreth simptomave të COVID-19 duhet të kontaktojë me numrin e emergjencës 127.

Këta persona nuk duhet të paraqiten pa lajmëruar në urgjencë apo spital, pasi kështu rrezikohet përhapja.

Gjithashtu njoftimi para lehtëson punën e personelit të spitalit për të menaxhuar sa më mirë situatën.

Pra edhe qytetarët duhet të ndihmojnë mjekët duke i lejuar që të ndërtojnë një strategji të suksesshme për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Ndalohet Eksporti i Barnave dhe Pajisjeve Shëndetësore

Gjatë mbledhjes, Ministria Manastirliu deklaroi gjithashtu se një tjetër masë parandaluese për përhapjen e virusit është edhe ndalimi i eksporteve.

Ka të bëjë me pezullimin e futjes së barnave dhe pajisjeve mjekësore nga shtetet e tjerë, deri në një lajmërim të dytë./AgroWeb.org