Ekspertët Konfirmojnë Problemet me Gjumin Për Shkak të Pandemisë

400 0

Një studim i bërë në Britaninë e Madhe tregoi se pandemia ka prishur gjumin e njerëzve. Sipas studimit njerëzit tani flinin shumë pak dhe shikonin ëndrar të çuditshme.

Në Wake Up në Top Channel është i ftuar psikologu i njohur, Edmond Dragoti i cili dha disa shpjegime se pse pandemia ka ndikuar në prishjen e gjumit.

“Pandemia ka rritur stesin. Rritja e stresi ka bërë që njerëzve tu prishet gjumi. Ka nga ata që flenë shumë pak, ka nga ata që flenë me orë të zgjatura. Gjatë pandemisë stresi është rritur nga situata e panjohur që kaluam. Izolimi solli ulje të të ardhurave që ka ndikuar në rritjen e stresit.

Prishja e gjumit ka ardhur edhe nga monotonia. Duke qëndruar në izolim ditët janë të njëjta gjë që çon në prishjen e gjumit”- tha psikologu Edmond Dragoti.

Mendimet që Na Mbajnë Zgjuar  

Ka njerëz që flenë si qengji natën e ka të tjerë truri i të cilëve kthehet në një fushëbetejë mendimesh.

Mendimet gjatë natës arrijnë ta mbajnë njeriun zgjuar e plot ankth.

Ato marrin flakë natën sepse truri përpunon gjithçka që ka ndodhur gjatë ditës.

Në përditshmërinë tonë, e kemi mjaft të vështirë të marrim kohën e duhur për të përpunuar lajmet, informacionet dhe ndodhitë.

Këto të fundit më pas akumulohen dhe ulërasin në kokën tonë duke na lënë zgjuar për orë të tëra.

Fajin e Ka Teknologjia

Pajisjet elektronike luajnë një rol kyç në problemet e njeriut me gjumin. Përdorimi i teknologjisë e lë trurin alert, të zgjuar e në punë.

Ky aktivitet i lartë i trurit në orët e vona mund të provokojë ankthin, i cili të mban të mbërthyer nga frika në shtrat.

Si Të Fikësh Mendimet e Të Flesh Siç Duhet

Njerëzit që mendojnë shumë gjatë natës duhet të dinë se nuk ndodhen në një situatë të pashpresë.

Mendimet mund të fiken shumë lehtë, nëse njeriu mëson të qetësojë veten të paktën një orë përpara gjumit.

Ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org thonë se një orë përpara gjumit, njeriu duhet të marrë kohë për veten, të bëjë gjëra që e qetësojnë dhe i pëlqejnë.

Këtu mund të përfshihet: një dush i ngrohtë, një libër i bukur, një çaj bimor, meditimi por edhe fikja e celularit.

Nëse këtë e ktheni në një ritual, do të vëreni se cilësia e gjumit do të përmirësohet ndjeshëm.

Një mënyrë tjetër e mirë për të fikur shqetësimet e ditës është që t’i diskutoni ato me dikë tjetër.

Mund të jetë partneri juaj, një mik, ose një anëtar i familjes.

Biseda të tilla ku njeriu mund të flasë me zë të lartë e nga zemra për shqetësimet e ditës kanë efekt terapeutik dhe shqetësues.

Mbajtja e një ditari është gjithashtu një mënyrë e mirë për të hequr këtë barrë të rëndë nga vetja.

Shkruajini mendimet tuaja përpara se të flini, mbylleni ditarin dhe thuajini ‘lamtumirë’ ndjenjave negative./AgroWeb.org