Dimë se uji është jetik. Se mund të jetojmë më gjatë pa ngrënë, por më pak pa pirë ujë. Por çfarë dimë për përmbajtjen dhe vlerat e lëngut pa ngjyrë e pa aromë, por plot me ushqyes që na e zgjasin jetën?

Kur vjen puna te përmbajtja e ujit, ka dy elemente që duhen marrë parasysh: përmbajtja e mineraleve dhe kompozicioni i tij fiziko-kimik. Për të kuptuar më shumë, kemi vizituar një nga fabrikat e prodhimit të ujit të ambalazhuar në Shqipëri, “Dukat”, e cila ndodhet në fshatin me të njëjtin emër, në Vlorë. Arsyeja përse zgjodhëm këtë ujë, është përmbajtja e lartë me minerale, por edhe mungesa e nitrateve dhe nitriteve, që e bën atë tejet të shëndetshëm.

Uji “Dukat” buron nga një thellësi prej 180 metrash nëntokë, nga mali i Çikës, në Llogara. Në vitin 2017, kompania “Lufra” ndërtoi një fabrikë që mundëson konsumimin e këtij uji të rrallë edhe nga njerëz të tjerë, përpos banorëve të zonës, të cilët e ruajnë burimin si një perlë të zonës së tyre.

Burimi Kristal i Pastër Gjatë Gjithë Vitit 

Uji “Dukat” filtrohet në malet me shkëmbinj karstik, duke ruajtur freskinë dhe pastërtinë.

Përveç përmbajtjes së tokës, një tjetër faktor që ndikon në cilësinë e tij është klima e lagësht në këtë zonë dhe reshjet vjetore (mesatarisht 1000 ml), të cilat bëjnë që burimi të mos shterojë, por të ketë ujë të ftohtë, kristal të pastër e të pasur në minerale përgjatë gjithë vitit.

Të vjetrit në fshat thonë se burimi është prej kohëve shumë të lashta.

Thuhet se anijet që kalonin në det, ktheheshin te ky burim dhe mbushnin ujë, sepse ai nuk prishej. Kjo ndodh për shkak të mungesës së baktereve, nitriteve dhe nitrateve të këtij uji.

Investimi i ri, me Teknologji Gjermane 

Fabrika disponon dy laboratorë që bëjnë analizat nëse uji përmban baktere si escherichia coli, enterococcus, pseudomonas, më të rëndësishmet për ujin, por edhe laboratori fiziko-kimik për pH dhe fortësinë.

Menaxherja e prodhimit merr çdo një orë mostra nga uji dhe pa miratimin e laboratorit bakteriologjik dhe atij fiziko-kimik, produkti nuk hidhet në treg.

Uji përmban kalcium (64,2 mg/l) që është i mirë për kockat, magnez (21.4 mg/l) që ndihmon zemrën dhe muskujt, si dhe duke mos pasur nitrite e nitrate, është i mirë edhe për fëmijët e vegjël, por edhe për të përgatitur ushqimin e bebeve.

Përveç vlerave të tokës dhe klimës, që e bëjnë këtë një ujë unik, një rol të rëndësishëm luan edhe teknologjia për ambalazhimin e tij. Fabrika e ujit “Dukat” është një investim i ri, me teknologji gjermane të vitit 2019, pra të fjalës së fundit.

Nëse nuk shkon ti te burimi në malin e Çikës, vjen burimi te ty! Falë “Dukatit”!