Flasin Ekspertët – Strategjia e Vaksinimit Që Do Të Ndiqet Në Shqipëri

227 0

Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja reagoi në Open në Top Channel se cilët janë grupet e para të cilat do të vaksinohen.

 Ai tha se të parët do të vaksinohen punonjësit e shëndetit, më pas arsimatërt, punonjësit e policisë, personat mbi 75 dhe ata që janë të sëmurë kronikë, e më pas pjesa e mbetur e popullësisë.

“Nuk është çështja vetëm te kalendari. Po negociohet në të gjitha mënyrat e mundshme. Do vaksinohen mjekët dhe gjithë punonjësit e shëndetësisë, më pas arsimtarët dhe punonjësit e policisë,” u shpreh ai.

Vaksina është e sigurtë, e rekomandueshme, jo e detyrueshme, falas dhe të gjithë do të vëksinohen.

“Pra çdo shqiptar që duhet të vaksinohet dhe që i përket grupit vulnerabël, do të vaksinohet. 30 mijë janë personel mjekësor dhe punonjës policie. Llogarisni sa arsimtarë janë shto dhe të moshuarit”- tha Koja./Burimi:Top Channel