Higjiena dhe Ushqimi – Këshillat e Mjekëve Për Ditë Sa Më të Sigurta

546 0

Distancimi social dhe higjena janë kryefjala e ditëve të fundit si e vetmja mënyrë për të mbajtur larg COVID-19.

Kjo do të thotë qëndrim në shtëpi që në të shumtën e kohës po aplikohet  nga qytetarët, megjithëse në raste të caktuara duhet të dilni për pazar apo detyrime të ndryshme e të domosdoshme.

Ekspertët thonë se këto dalje mund të mbartin edhe rrezikun më të madh të ekspozimit nga koronavirusi.

Kështu mënyrat e mbrojtjes dhe higjena duket të jenë maksimale.

Një tjetër problem i këtyre ditëve për shumë njerëz është ushqimi dhe mbipesha.

Çfarë të konsumoni dhe si të veproni për t’u ndjerë të shëndetëshëm e të sigurt e shpjegojnë mjekët.

Si të veproni me higjenën?

Mjekja infeksioniste, Dr. Sabahete Dedja e ftuar ne programin “Rudina” , shpjegon  disa rregulla të arta për ta përballuar me sukses këtë situatë.

Mjekja theksoi se në këtë fazë shumë i rëndësishëm është higjenizimi i shtëpisë.

Kjo do të thotë të pastroni disa herë në ditë mjediset ku qëndroni.

“Sa të jetë e mundur higjenizimi brenda shtëpisë në maksimum, thuhet që mundet të bëhet sipërfaqja dhe gjithë këto objektet deri në dy herë në ditë, larja dhe dezinfektim.” thekson mjekja.

Duke thënë këtë, doktoresha bën thirrje që të pastrohen mirë edhe ushqimet si frutat apo perimet.

Këtë mund ta bëni me sodë buke dhe ujë, por gjithashtu edhe me alkool të posaçëm.

Çfarë të konsumoni këto ditë?

OBSH pak ditë më parë theksoi rëndësinë e konsumimit të ushqimeve të shëndetëshme dhe sa më të freskëta.

Në një deklaratë zyrtare ekspertët e OBSH, bënin thirrje që njerëzit të gatuajnë vetë në shtëpi dhe të përdorin sa më shumë fruta dhe perime.

Të njëtën gje e rekomandon edhe mjekja Dedja, ajo sugjeron sa më pak ushqim dhe shumë cilësi.

Kjo sepse ushqimi i tepërt lëshon në trup disa substanca që quhen nitrite dhe janë të dëmshme për organizmin.

Më tej ajo shprehet: “Nitritet janë disa substanca toksike për organizmin, ushqimi i tepërt, ngrënia e shumë ushqimeve mos kujtoni se ju bën mirë. Madje ushqimi më pak, do ju bënte shumë më mirë për organizmin, ushqim të paktë dhe cilësor, jo sasi të madhe.”

Gjitjashtu një mënyrë e mirë e evitimit të ushqimit sipas mjekes është që të konsumoni sa më shumë ujë gjatë ditës në mënyrë që stomaku të mbushë volumin e tij./AgroWeb.org