Në një botë të mbushur me bletë që ndërtojnë hoje hekzagonale mjalti, një grup blertësh rebele australiane duket se ka zgjedhur t’i ndërtojë ato në formë shkallësh spirale.

Këto janë bletët e gjinisë Tetragonula, insektet pllenuese australiane nuk kanë thumb, por kompensojnë aftësitë e tyre të vetëmbrojtjes me anë të fortesave të mahnitshme të dyllit, që janë bërë shpesh virale në internet.

Struktuat spirale janë në fakt fole gjigante të spërdredhura të quajtura ndryshe “krehëra shumimi.” Çdo qelizë cirkulare tyre është një dhomë vezësh e ndërtuar me dyll nga bleta punëtore, dhe e mbushur me ushqim “të vjellë”  nga bletët ndihmëse, për vetë mbretëreshën e kolonisë.

Kur një qelizë përfundon bletët punëtore zhvendosen në ndërtimit e qelizës së radhës, dhe nganjëherë struktura arrin deri në 20 kate.

Por a ka çdo koloni e bletëve Tetragonula arkitektin e saj kryesor, apo secila bletë punëtore ndjek regullat e saj të pavullnetshme të ndërtimit?

Një studim i fundit thotë se përgjigja e pyetjes mund të vijë nga kristalet.

“Hojet duket se ndjekin të njëjtat rregulla me kristalet për zhvillimin në motive spirale”, thotë autori i studimit Julyan Cartwright, studiues spanjoll i motiveve matematike. “Çdo bletë ndjek një algoritm të sajin bazë”.

Cartwright thotë se që kur kishte parë për herë të parë një imazh të këtyre hojeve, e krahasoi atë me motivet e veçanta spirale në guaskat reflektuese të molusqeve.

Në të dyja këto raste të arkitekturës së botës së kafshëve, ai kujtonte një studim të viteve 1950-të që shpjegonte sesi kristalet rriten natyralisht në strukturë spirale, që ndiqnin rregulla të thjeshta matematikore.

Në simulimet e studiuesve për krahasimin e hojeve me kristalet, u zbulua se bletët nuk ishin duke ndjekur një plan kryesor, por vetëm reagonin ndaj mjedisit të tyre sipas rregullave biologjike të skalitura në sjelljen e tyre shumë kohe më parë.

“Kur njeriu ndërton një strukturë si ndërtesë, ne kemi një arkitekt që bën planin, dhe ndërtuesit e zbatojnë,” vijon Cartwright. “Por ajo që ne zbuluam është se bletët nuk kanë një plan, por një seri rregullash të thjeshta, si për shembull ku duhet të vënë një copë të re dylli kur mbërrijnë në hoje. Nëse do të programonim këto rregulla në një kompjuter, me shumë gjasa do të merrnim të njëjtën pamje.”

“Por se cilat janë saktësisht këto rregulla, këtë nuk mund ta mësojë askush përveç nëse komunikon drejtpërdrejt me bletët”, thonë studiuesit në konkluzion, duke shtuar me shaka se fakti më pozitiv për to deri tani, është se nuk mund të pickojnë./Burimi:TopChannel