I ftohti i acartë – Për pesë ditët e ardhshme përsëri temperatura nën zero gradë

645 0

Gjatë ditëve në vazhdim temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar në të gjitha qarqet e vendit.

Instituti i Gjeoshkencave ka përpiluar një informacion për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ku informon mbi atë që pritet të ndodhë me temperaturat minimale në vendin tonë për pesë ditët në vazhdim, nga data 26 deri më 30 Janar 2022.

Përkatësisht përgjatë 5 ditëve të ardhshme:

Në zonat bregdetare temperaturat pritet të zbresin deri në -3 ᴼC.

Në zonat e ulëta temperaturat pritet të zbresin deri në -5ᴼC.

Në zonat kodrinore temperaturat pritet të zbresin deri në -7ᴼC.

Në zonat malore temperaturat pritet të zbresin deri në -12ᴼC.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale pritet të pësojnë një rritje të lehtë. Në zonat
bregdetare dhe të ulëta vlerat e temperaturave minimale pritet të jenë mbi zero gradë ndërsa në zonat kodrinore dhe malore temperaturave minimale do të mbeten në vlera negative (nën zero gradë)./Burimi:Panorama