Institucionet Arsimore Do Të Qëndrojnë Mbyllur – Përhapja e COVID-19

273 0

Duke parë se situata e përhapjes së koronavirusit COVID-19 ende është në rritje, Ministria e Shëndetësisë morri një hap vendimtar.

Sipas njoftimit zytar të këtij institucioni, masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 do të përforcohen.

Pjesë e masave është edhe shtyrja e afatit të mbylljes së institucioneve arsimore publike dhe jo publike në vend.

Ministria ka vendosur se çerdhet, kopshtet, shkollat dhe universitetet do të qëndrojnë të mbyllura deri në datën 03 Prill 2020.

Ky vendim u arrit pas një diskutimi me Komitetin e Ekspertëve, për zgjidhjen më të mirë.

 

Përsa i përket mësimit përmes transmetimit në Radio-Televizionin Shqiptar, ende nuk ka një deklaratë konfirmuese nga Ministria e Arsimit. /AgroWeb.org