Konfirmohen 4 Rastet e Reja Me Koronavirus – Thirrja Drejtuar Qytetarëve

338 0

Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë për mediat për të informuar qytetarët në lidhje me zhvillimet e fundit.

Përgjegjësja e Departamentit Të Inteligjencës Epidemologjike në ISHP, Eugena Tomini, bëri me dije se gjatë ditës së djeshme, është kryer ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero.

Reziltatet ishin negative, por do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient.

Gjatë 24 orëve të fundit nga ISHP janë testuar 60 persona të dyshuar, ku prejt të cilëve 4 janë konfirmuar si raste të reja.

Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri.

Bëhet fjalë për një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT.

Tomini konfirmoi gjithashtu se deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:

Tiranë 42 raste

Durrës 5 raste

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina).

Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Në përmbyllje të deklaratës Tomini bëri thirrje që qytetarët të mos drejtohen menjëherë për në urgjencë por të telefojnojnë 127.

‘Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit’, tha ajo.

Sipas ekpsertes mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi./AgroWeb.org