Koronavirusi Në Ujin e Rubinetit – Çfarë Thonë Ekspertët

235 0

Është viti 2020 dhe të paktë janë ata njerëz në Shqipëri që pijnë ujin e rubinetit pavarësisht se deklarohet si i pijshëm dhe  në përputhje me të gjitha standartet ligjore.

Në rastin e Tiranës, ujësjellësi furnizohet nga tre lloje burimesh ujore: burime sipërfaqësore me impiant pastrimi si Bovilla, burime nëntokësore me ngritje mekanike; dhe burime me vetërrjedhje si Selita.

Sipas këtij raporti të  UKT-së të siguruar nga platforma portavendore.al, një nismë e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Leviz Albania me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, shumë puse që furnizojnë stacionet e lartpërmendura janë përtej kushteve higjeno-sanitare.

Koronavirusi Në Ujin e Rubinetit

Sipas të dhënave të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ekspertët janë ende të paqartë nëse dikush mund të sëmuret nëse ekspozohet ndaj një uji të rubinetit të ndotur me COVID-19.

“Nuk ekziston asnjë e dhënë që të provojë një gjë të tillë. Për momentin, rreziku i transmetimit të virusit nëpërmjet sistemeve të ujësjellësit besohet të jetë i ulët,” thuhet në njoftimin për shtyp.

Sipas CDC-së, metodat tradicionale të filtrimit dhe trajtimit të ujit mundet ta çaktivizojnë atë.

Agjensia Për Mbrojtjen Mjedisore në Shtetet e Bashkuara paralajmëroi se rreziku i infeksionit nga uji i rubinetit, që në këto vende është me të vërtetë i pijshëm, është i ulët.

Sipas ekspertëve,  virus i tillë do të duhet të kalonte të gjithë filtrat dhe trajtimet për pastërtinë dhe sigurinë e ujit dhe kjo do të ishte shumë e vështirë për të.

Aspekti që u jep më shumë siguri ekspertëve është fakti se uji është ujë, pra ka tendencën të hollojë dhe të tresë gjëra.

Edhe nëse koronavirusi do të ndërmerrte një rrugëtim epik për të arritur në rubinet, përqendrimi dhe forca e tij do të ishte tepër e ulët për tu konsideruar i rrezikshëm.

Fakt është që çdo virus ka një dozë të caktuar minimale që e bën efikas për të shkaktuar një infeksion.

Doza e COVID-19 është ende e panjohur, por shkenca i ka shpresat tek uji por edhe sapuni si barrierat më të mëdha që COVID-19 të mos e kalojë pragun e shtëpisë./AgroWeb.org