Ku Kanë Humbur Fluturat – A Janë Vërtet Drejt Zhdukjes?

1.4k 0

Përpara viteve 90, një vizitë në fshat dhe një vrap në lëndinat e gjelbra plot jetë ishte kënaqësi e madhe edhe për faktin se fluturat shumëngjyrëshe vallzonin në ajër gjithë hijeshi.

Këto kohë kanë ikur tashmë, e bashkë me to, duket edhe fluturat.

Shkencëtarët besojnë se viti 2013 ka shënjuar një kthesë të frikshme në praninë e fluturave në tokë. Sipas tyre një në pesë gjallesa invertebrorësh në tokë ishin në rrezik zhdukjeje.

Fluturat, një nga gjallesat më të dashura në glob janë një ndër specie që jo vetëm po humbasin në numër por edhe po zhduken.

Mizat, merimangat dhe insekte të tjera i shpëtojnë vëmendjes së njeriut  ndërsa fluturat janë emblematike.

Kur është hera e fundit që i ke parë fluturat?

Duhet të dini, që mungesa e kësaj specieje është një tregues i rëndësishëm se bota po humbet një pjesë të madhe të biodiversitetit.

Qytetërime të ndryshme kanë qenë gjithnjë të apasionuar pas fluturave të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm jo vetëm në studime shkencore por edhe në frymëzimin e artistëve më të mëdhenj të globit siç është piktori spanjoll Salvador Dali.

Këto insekte nuk kanë rëndësi madhore vetëm për artistë e studiues.

Ato luajnë një rol të rëndësishëm për ekosistemin e të gjithë globit.

Fluturat, bashkë me bletët luajnë një rol kyç në pjalmimin e luleve.

Rreziku është në rritje për shkak të dëmtimeve që u bëhen habitateve të këtyre specieve.

Shkaktari i këtyre dëmeve është njeriu

Përdorimi i pestideve në këto habitate të rëndësishme për insektet si fluturat shkakton eliminimin mizor të tyre.

Edhe solucionet spërkatëse që autoritetet përdorin në verë kundër mushkonjave kanë një ndikim negativ tek fluturat.

Shkencëtarët shprehen se situata e regjistruar në pjesë të ndryshme të botës, ka një efekt domino edhe në vende të tjera.

Ndryshimet klimatike dhe fluturat

Ndikimet e ngrohjes globale nuk kanë të bëjnë vetëm me temperaturat e larta apo të ftohta.

Ngrohja globale ka një ndikim madhor edhe tek bimët, kafshët dhe insektet në mënyra që vështirë se mund të parashikohen dot.

Fluturat janë specie shumë të ndryshme dhe nuk i përshtaten njësoj klimës.

Disa specie jetojnë më mirë në zona të ngrohta, disa kërkojnë zona të ftohta e malore.

Me ngrohjen globale, moti ekstrem do të përsëritet gjithnjë e më shumë, duke shënuar humbje të mëdha në shumë gjallesa.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve, disa flutura në veçanti kanë pësuar rënie prej 46 përqind dhe 98 përqind në numër.

Kjo ka ndodhur si pasojë e ndryshimeve klimatike në zonat malore, nivelet e oksigjenit dhe faktorë të tjerë që cënojnë mbijetesën e tyre.

Në Spanjë për shembull larmia e specieve të fluturave ka shënuar një rënie prej 90 përqind.

Edhe në Shqipëri vihet re një rënie e numrit të fluturave, xixëllonjave e insekteve të tjera.

Pesticidet dhe ndotja mjedisore konsiderohen si dy prej shkaktarëve më të mëdhenj të zhdukjes së shumë specieve të fluturave./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.