Ilaçi Kundër Covid-19 – Ekspertët: “Rezultate Impresionuese”

323 0

Për të përshpejtuar gjithnjë e më shumë shërimin dhe imunizimin ndaj Covid-19, ekspertët po punojnë për një medikament të mirfilltë.

Ilaçi që trajton këtë virus është gati prej disa kohësh dhe sipas mjekëve ka dhënë rezultate shumë të mira në fazën studimore.

Ky ilaç zbut ndjeshëm simptomat e Covid-19 që në 5 ditët e para të përdorimit të tij duke ulur ndjeshëm shtrimet në spital apo vdekjet.

Çfarë është pilula antivirale?

Ilaci molnupiravir sipas ekspertëve është në gjendje të ulë me 50% rriskun e rëndesës ndaj Covid-19 nëse merret që në fillimet e shfaqjes së simptomave.

Ekspertët e kompanisë farmaceutike MSD, deklaruan para pak kohësh se kishin nisur me eksperimentimin e një ilaci të ri.

I cili tregoi shifra pozitive përsa i përket shërimit të pacientëve me Covid-19 apo lehtësimit të simptomave të tyre.

Në këtë studim ku morën pjesë 775 persona asnjëri prej të infektuarve të trajtuar me këtë medikament nuk ndërroi jetë gjatë 29 ditëve të shtrimit në spital.

Nga ana tjetër 8 persona vdiqën në këtë periudhë gjatë trajtimit të zakonshëm kundër Covid-19 me injeksione.

Vetëm 7% e pacientëve të trajtuar me këtë medikament humbën jetën në krahasim me 14.1% që morën trajtim me injeksione.

Pacientët e trajtuar me këtë pilulë kishin të paktën edhe një tjetër factor rrisku shoqëruar si obeziteti, diabeti apo sëmundje të tjera.

Pavarsisht kësaj gjendje molnupiravir pati efekt mbrojtës dhe shërues në organizëm gjatë fazës së parë të infektimit.

Çfarë thonë ekspertët?

Pozitiv për këtë medikament u shpreh edhe mjeku imunolog Antoni Fauci nga FDA i cili e cilësoi si “rezultat impresionant” të gjithë efektin e këtij ilaçi.

Kompania farmaceutike që e ka zhvilluar MSD dhe Ridgeback Biotherapeutics do të kërkojë autorizimin urgjent për përdorimin e këtij medikamenti në të gjithë botën.

Vlerat pozitive të këtij trajtimi të ri u konfirmuan edhe një nga grup i pavarur shkencëtarësh.

 Ata pranuan nismën e MSD për të ndërprerë studimin mbi medikamentin ne mës për shkak të rezultateve tejet pozitive.

Protokolle të tilla nuk janë të panjohur në fushën e mjekësisë, duke vënë në qendër interesin e pacientëve.

Kjo pilulë është efikase edhe ndaj versioneve të reja të Covid-19 dhe vepron duke ndaluar shumimin e virusit në organizëm.

Nëse ky medicament aprovohet nga FDA do të shënonte ilaçin e dytë specifik të përdorur kundër Covid-19 pas Remdesivir./AgroWeb.org