Kur Mund Të Ndihemi Plotësisht Të Sigurtë Jashtë Shtëpisë?

344 0

Interneti gëlon nga informacione konfliktuale që jo pak herë shkaktojnë konfuzion tek lexuesit të cilët mezi presin të dinë kur mund të ndihen të sigurtë jashtë shtëpisë.

Ekspertët amerikanë shpjegojnë shkoqur dhe shumë thjeshtë kur do të rikthehet normaliteti.

Kur Të Dalë Vaksina

Siguria do të rikthehet plotësisht kur e gjithë popullësia e globit të jetë vaksinuar.

Ose thënë shkoqur, disa muaj pas daljes së vaksinës në treg, njerëzit mund të ndihen plotësisht në normalitet.

Testi i Antitrupave

Eventualisht, secili prej nesh do të duhet të kryejë analizat e gjakut për të parë nëse ka antitrupa që luftojnë COVID-19.

Nëse në organizëm ka antitrupa, njeriu mund të jetë i sigurtë por jo 100 përqind që mund të dalë jashtë shtëpisë dhe të angazhohet në aktivitete normale.

Imuniteti i Masës

Nëse një grup i madh njerëzish është imun ndaj virusit, atëherë një person që gjendet brenda këtij grupi ka ndjeshëm më pak gjasa që të infektohet.

Ky term nënkupton se nëse një komunitet është i mbrojtur prej virusit, njerëzit që nuk janë imunë mbrohen prej tij për shkak të imunitetit të masës.

Kur Të Mos Ketë Më Bartës Të Virusit

Nga pikëpamja shkencore, izolimi ynë do të përfundojë kur personi i fundit i infektuar në botë të shërohet.

Pavarësisht lehtësimit të masave, nëse edhe një person i vetëm është i infektuar, i gjithë komuniteti duhet të tregojë kujdes dhe t’i përmbahet masave.

Ne duhet të presim që trajektorja e infeksioneve të bjerë në nivelin më të ulët dhe më pas të ndihemi disi të sigurtë në ambiente të jashtme.

Autoritetet Apo Ekspertët, Kë Duhet Të Dëgjojmë?

Kjo është çështje gjykimi personal. Shumë vende po lehtësojnë masat pavarësisht thirrjeve dhe paralajmërimeve të ekspertëve.

Këta të fundit mendojnë që nuk janë kryer testime të mjaftueshme për të pasur një tablo të qartë të nivelit të infeksioneve.

Kjo do të thotë se nëse infeksionet vazhdojnë, gjasat që të prekeni prej virusit janë të larta./AgroWeb.org