65 mijë Ndërhyrje Kirurgjikale në 1 vit – Sëmundjet Më Të Përhapura Në Shqipëri

476 0

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale në vitin 2018 pësoi një rritje prej 13 përqind.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se spitalet publike në vend kryen 65,000 ndërhyrje kirurgjikale ndërkohë që në vitin 2017 në këto spitale u kryen 57,000 operacione.

Mjekët në vend shpjegojnë se pas rritjes së numrit të këtyre ndërhyrjeve qëndrojnë shumë faktorë që nxisin sëmundshmërinë e popullatës.

Shëndeti i shqiptarëve është i rrezikuar jo vetëm nga niveli i lartë i stresit por edhe kequshqyerja, jeta pasive dhe abuzimi me alkolin dhe duhanin.

Kardiologët në vend shpjegojnë se pjesa më e madhe e ndërhyrjeve kirurgjikale ka të bëjë me zorrën e trashë, zemrën dhe tumoret.

Të dhënat e Institutit të Statistikave konfirmojnë se në vitin 2018, spitalet në vend kryen 8 milionë ekzaminime dhe 279 persona u shtruan në spital

Si Të Ruani Shëndetin e Zorrëve

Ushqyerja e shëndetshme është thelbësore për shëndetin e zorrëve dhe veçanërisht zorrës së trashë.

Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e sistemit tretës dhe neglizhimi ndaj saj mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve të rrezikshme siç është kanceri.

Rreziku i shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë ka një lidhje të fortë me obezitetin dhe mbipeshën.

Shkencëtarët thonë se 50 deri në 75 përqind e rasteve të kancerit të zorrës së trashë mund të paprandalohen falë ndryshimeve në stilin e jetesës dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Ekspertët këshillojnë shmangien e mishit të kuq dhe mishrave të përpunuara dhe sheqerit.

Ushqimet më të shëndetshme për shëndetin e zorrës së trashë janë drithërat e plotë që janë shumë të pasur me fibër, frutat dhe perimet.

Drithërat më të shëndetshëm për zorrën janë elbi, kinoa, mielli i grurit të plotë, tërshëra dhe orizi kaf.

Qumështi është shumë i rëndësishëm për zorrën e trashë sepse ofron kalçium.

Ky i fundit së bashku me vitaminën D ulin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë./AgroWeb.org