Mjalti në Rrezik nga Pesticidet, Europa i Ndalon – Po Shqipëria?

813 0

Mjalti është në rrezik si pasojë e pesticideve të bimëve që po helmojnë bletët.

Europa do të ndalojë totalisht hyrjen në vendet e BE-së të pesticideve helmuese të bletëve.

Një vendim i propozuar pritet të miratohet pas pak ditësh nga Komisioni Evropian.

Ndërkohë Britania e Madhe ka mbështetur këtë vendim dhe ka vendosur menjëherë ndalimin e plotë të pesticideve vrasëse të bletëve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, Qeveria Britanike ka evidentuar riskun që vjen për prodhimin e mjaltit nga pesticidet, veçanërit nga pesticidet e grupit neonikotinoide.

Sipas sekretatit britanik për mjedisin, evidencat tregojnë një rrezik më të madh se ç’ishte menduar nga këto pesticide.

Studimet të muajve të fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se 75 përqind e mjaltit në botë përmban neonikotinoide, duke theksuar përhapjen e paprecedentë të këtyre pesticideve në mjedis.

Një tjetër studim na Gjermani zbuloi se 76 përqind e insekteve, përfshirë bletët janë zhdukur në vitet e fundit.

Neonikotinoidët janë pesticidet më të përdorura në Evropë.

Edhe pse në 2013 BE vendosi kufizim të këtyre pesticideve, tashmë kërkon ndalim total.

Pesticidet në Shqipëri

Një nga problemet e vazhdueshme dhe më shqetësuese në bujqësi, si në Shqipëri ashtu edhe në botë është përdorimi i pesticideve, të lejuara ose jo, për të mbrojtur të mbjellat nga insektet apo dëmtimet.

Ekspertët thonë se përdorimi i tepërt i këtyre pesticideve nuk dëmton vetëm tokën dhe ujin.

Gjithashtu vret shumë nga organizmat e dobishëm prej të cilave varet edhe cilësia e të mbjellave.

Një raport i OKB-së ka dhënë alarmin se aktivitetet e njeriut po shtyjnë drejt zhdukjes mbi 40% të specieve të ndryshme përfshirë bletët, duke vënë në rrezik mbi 75% të furnizimit të botës me ushqim.

Shqetësuese mbetet situata në Shqipëri, ku përdorimi i insekticideve sidomos vitet e fundit ka shfarosur një përqindje mjaft të lartë të kolonive të bletëve ekzistuese.

AgroWeb.org pyeti 5 bletërritës në zona të ndryshme gjeografike të Shqipërisë.

Të gjithë kanë vërejtur humbje të vazhdueshme vit pas viti të numrit të bletëve. Zvogëlimi i sasisë së bletëve është kthyer në një situatë shumë problematike për bletërritësit.

Në një kohë kur BE po ndalon pesticidet vdekjeprurëse, Ministria e bujqësisë dhe institucionet përkatëse duhet të venë alarmin mbi hyrjen e këtyre pesticideve në Shqipëri.

Bletarët Shqiptarë kanë vënë re fenomene të zhdukjes së papritur të kolonive të bletëve gjatë vëzhgimeve në vitet e fundit.

Pesticide të tilla që po helmojnë kolonitë e bletëve, janë shumë të dëmshme edhe për njeriun.

Mbetjet e tyre në bimë, duhen analizuar me kujdes madje këto pesticide duhen ndaluar rreptësisht të hyjnë në territorin shqiptar./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.