Moderna njofton se vaksina e saj ruan 93% të efikasitetit edhe 6 muaj pas dozës së dytë

177 0

Prodhuesi amerikan i ilaçeve Moderna njoftoi se vaksina e saj kundër koronavirusit (COVID-19) ruan funksionin mbrojtës me 93 për qind gjashtë muaj pas administrimit të të dyja dozave.

“Ne jemi të kënaqur që vaksina jonë kundër COVID-19 ka treguar efikasitet të qëndrueshëm. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm se varianti Delta është një kërcënim domethënës. Pra, ne duhet të jemi vigjilentë”, tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i kompanisë, Stephane Bancel.

Bancel deklaroi se vaksina e tyre ende siguron 93 për qind mbrojtje edhe gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë. Prodhuesi tjetër i vaksinave, Pfizer-BioNTech, bëri një njoftim të ngjashëm javën e kaluar, duke thënë se vaksina e saj vazhdon të jetë 91 për qind mbrojtëse gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Vaksina Moderna u autorizua për përdorim urgjent tek të rriturit në Shtetet e Bashkuara në dhjetor 2020 dhe që atëherë ka marrë miratimin e përdorimit urgjent ose të kushtëzuar për të rriturit në më shumë se 50 vende./Burimi:Top Channel