Muzikë Për Shpirtin, Luftoni Ankthin e Karantinës Duke Kërcyer Shqip

407 0

Frika, pasiguria dhe ankthi janë ulur këmbëkryq në jetët tona si pasojë e koronavirusit.

Përqendrimi në të tashmen dhe ndezja e emocioneve të bukura, shpresëdhënëse është e vështirë, por jo e pamundur. Ekspertët thonë se aktiviteti fizik është një nga mënyrat më të mira për të përballuar dhe luftuar ankthin gjatë pandemisë.

Aktivitetet më të mira fizike kundër ankthit janë:

  • Noti
  • Çiklizmi
  • Vrapi
  • Ecja e shpejtë
  • Tenisi
  • Kërcimi.

Për fat të keq, pjesa më e madhe e aktiviteteve të mësipërme duken kaq të largëta dhe të paarritshme

Jo të gjithë e kanë luksin që të kenë një palestër apo pistë vrapimi në shtëpi por për kërcimin, asnjëri prej nesh nuk kemi nevojë për një palestër.

Vallëzo Që Të Luftosh Ankthin e Mbylljes Në Shtëpi

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se kërcimi dhe lëvizjet e ndryshme zbusin ndjeshëm ankthin dhe rikthejnë emocione pozitive.

Terapia e kërcimit në shtëpi është shumë efikase kundër ankthit, mërzisë dhe trishtimit.

Kombinimi i muzikës së bukur dhe lëvizjeve të trupit ju shpërqendron  dhe ju bën të harroni dhimbjet dhe mendimet negative.

Ekspertët thonë se muzika futet në garë kundër dhimbjes dhe ankthit.

Ajo aktivizon trurin duke nxitur reagime emocionale të mira dhe përqendrim.

Muzika nuk të lë të hamendësosh apo t’i dorëzohesh pasigurisë dhe i jep trurit e shpirtit pushimin që ka nevojë.

Këngët Më Të Bukura Shqiptare Për Të Kërcyer Në Shtëpi

Falë një pyetsori të thjeshtë nga ekspertët e AgroWeb.org, shumë prej lexuesve tanë rekomanduan këto këngë që jo vetëm sjellin humor por edhe të ftojnë në kërcim me hir apo pahir:

  • Alban Skënderaj, Mrekullia e 8
  • Vallja e Tropojës (ose vallet e krahinave të tjera)
  • Elton Deda – Na Lini të Jetojmë
  • Nexhmije Pagarusha E Dehur Jam
  • Djemtë e Detit – Sa shumë që kam gabuar
  • Djemtë e Detit- Ëndrrat që për ty i thura
  • Aleksandër Gjoka Twist Again
  • Era Istrefi ft. Mixey – E dehun
  • Elvana Gjata Disco Disco
  • Eliza Hoxha – Me Ritem do t’vallzoj
  • Dashnor Diko – Si Bananja
  • Elvana Gjata – Vetes
  • Elvana Gjata- Afër dhe larg
  • Adelina Ismaili & Elita 5 – Sajzezo
  • Ardit Gjebrea – Dimëroj/Xhinxhile
  • Capital T- U bo vonë
  • Elita 5- Al Kapone
  • Ledri Vula – U harrum
  • Dafina Zeqiri – Hajde ma knej
  • Gjurmët- Kaçurrelja/N’Tren për Prizeren
  • Djemtë e Detit- Jakup Ferri

Lista në fjalë lë padyshim hapësirë për këngë dhe ritme të tjera, por në larminë e hiteve më të bukura në historinë e vendit, këto këngë kanë një numër të lartë dashamirësish.

Gjithësesi, zgjidhni muzikën tuaj të zemrës dhe kërceni, kërceni e kërceni që të mbusheni me emocione të bukura.

Mendja dhe shpirti nuk futen dot në karantinë/AgroWeb.org