Nektarinat, Kumbullat Dhe Pjeshkët – Më Të Mirat Kundër Diabetit Dhe Obezitetit

1.9k 0

Frutat me bërthamë si nektarinat, kumbullat dhe pjeshkët janë më të rekomanduarat kundër diabetit, ishemisë, obezitetit dhe ishemisë.

Ekspertët thonë se këto fruta përmbajnë disa përbërës të cilët janë shumë efikasë kundër sindromës metabolike ku përfshihen inflamacioni dhe obeziteti.

Këto të dyja përbëjnë pikënisjen e shumë sëmundjeve serioze dhe të rrezikshme.

Çfarë Është Sindroma Metabolike?

Sindroma metabolike është një përmbledhje e gjërë faktorësh dhe çrregullimesh shëndetësore.

Këtu përfshihet: niveli i lartë i gjakut, tensioni i lartë, depozitat e mëdha dhjamore në zonën e belit, kolesteroli i lartë.

Të gjitha këto së bashku dhe veçmas rrisin ndjeshëm rrezikun e shfaqjes së diabetit, atakut në zemër dhe ishemisë.

Roli i Kumbullave, Pjeshkëve Dhe Nektarinave Kundër Sindromës Metabolike

Sipas ekspertëve, frutat me bërthamë kanë një ‘armë sekrete’ kundër kësaj syndrome.

Bëhët fjalë për disa përbërës bioaktivë dhe antioksidantë që luftojnë këtë sindromë në nivel qelizor.

Këto përbërës kanë gjithashtu aftësinë të ulin nivelin e kolesterolit të keq që ka lidhje të drejtpërdrejtë me sëmundjet kardiovaskulare.

Secili prej përbërësve unikë të këtyre frutave, shënjestron nivele të ndryshme qelizore dhe punojnë në fronte të ndryshme për të luftuar sëmundjet si diabeti, inflamacioni apo sëmundjet kardiovaskulare.

Pjeshkët

Një pjeshkë ofron 68 kalori dhe është një nga më të mirat jo vetëm për rënien nga pesha por edhe për shëndetin.

Ajo përmban shumë pak yndyrna të ngopura, kolesterol dhe sodium.

Pjeshka është e pasur me fibër, vitaminë A, niacinë, kalium dhe vitaminë C.

Antioksidantët tek pjeshka luftojnë radikalet e lira të cilat janë nxitës të sindomës metabolike.

Kumbullat

Një kumbull ofron 30 kalori. Ajo është një burim i pasur i vitaminës C, K, A, antioksidantëve si dhe fibrës dhe kaliumit.

Ngrënia e tre racioneve ditore me kumbulla ul rrezikun e shumë sëmundjeve serioze.

Nektarinat

Nektarinat janë ideale për rënien nga pesha.

Ato janë shumë të pasura me fibër, vitaminë A, niacinë, kalium dhe vitaminë C dhe rekomandohen të konsumohen rregullisht jo vetëm për tretjen por edhe për imunitetin./AgroWeb.org