Përse Duhet të Themi ‘Shëndet’ pas Teshtimës?

3.1k 0

Çdo teshtimë, e heshtur apo zhurmuese, përmbyllet me fjalën “shëndet” dhe më ndiqet nga urimi “shëndet paç.” Këto fjalë e këto urime duket se janë një refleks dhe një reagim automatik.

A e keni pyetur veten përse na vjen natyrshëm t’i themi ” shëndet” çdo kujt që teshtin, edhe nëse ai është i huaj apo teshtima vjen nga larg?

Ekspertët thonë se refleksi për të thënë “shëndet” pas çdo teshtime i ngulitet njeriut në tru që nga fëmijëria.

Njeriu nuk e përkufizon këtë fjalë si një urim, por më shumë si tregues i etikës dhe i sjelljes së mirë.

E njëjta teori qëndron pas urimit “shëndet paç” të cilën e themi në mënyrë automatike si fjalët e tjera: të lutem, faleminderit, apo mirëdita.

Nëse ai që tështin nuk thotë “shëndet paç,” ai ose ajo etiketohen si të pasjellshëm.

E njëjta gjë vlen edhe për atë që dëgjon teshtimën dhe nuk reagon ndaj saj.

Origjina e Këtij Treguesi Të Sjelljes Së Njeriut

Në aspektin historik, teshtima perceptohej si një ogur ose paralajmërim nga perënditë.

Për shembull, në vitet 590 pas Krishtit, Papa Gregori i Madhërishëm e konsideronte teshtimën si një shenjë e hershme paralajmëruese e murtajës apo epidemive të tjera vdekjeprurëse.

Për rrjedhojë ai dha urdhërin që çdo i krishterë t’i përgjigjej tështimës me një bekim apo urim.

Në lashtësi, njerëzit besonin se tështima ishte një portë që lejonte shpirtat e këqinj të pushtonin trupin dhe fjala God Bless You (të bekoftë Zoti) i mbante ata larg.

E njëjta ide u përvetësua nga kombësi të ndryshme.

Fjalët ndryshonin po idea mbetej e njëjtë.

Në Spanjisht njerëzit i përgjigjen tështimës duke thënë Salud (shëndet).

Njësoj edhe Gjermanët që përgjigjen me Gesundheit.

Ekspertët e Harvardit thonë se kur njeriu e përdor fenë dhe aspektet e saj kur ka të vështirë të shpjegojë diçka në mënyrë racionale.

Kjo është arsyeja përse disa kombësi fusin Zotin në reagimin pas teshtimës e disa të tjerë i përmbahen rëndësisë së shëndetit.

Një nga arsyet mjaft të thjeshta përse njeriu thotë ” shëndet” pas çdo teshtime është se këtë mënyrë të sjelluri e ka përvetësuar nga dikush tjetër me një sjellje të mirë.

Kur jemi të vegjël , këtë urim e dëgjojmë nga të rriturit dhe kuptojmë që kjo është mënyra se si duhet të sillemi.

E kështu kemi të bëjmë me reagim ngjitës shoqëror.

Ka raste kur fjala shëndet është robotike, por ka raste kur ajo përdoret për t’i uruar atij që teshtiu se ne i urojmë më të mirën dhe siç thotë populli ” shëndeti mbi të gjitha.”/AgroWeb.org