Një studim i ri i publikuar në revistën për sëmundjet infective The Lancet ka arritur në konkluzionin se kombinimi i masave si karantina, mbyllja e shkollave dhe puna nga shtëpia, është mënyra më efikase për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Që nga e mërkura, një e treta e popullatës së planetit është e mbyllur në shtëpi.

Kina është vendi i vetëm që ka ndërmarrë karantinimin më masiv në historinë e njerëzimit.

Provinca e Uhanit, ku edhe u shfaq virusi për herë të parë, u karantinua që në 23 Janar dhe me gjasë do të dalin nga shtëpitë me 8 prill.

Bashkë me provincat e tjera, numri total i njerëzve që u izoluan në karantinë arriti në 50 milionë.

Përse Izolimi Është Mbrojtja Më e Mirë Nga COVID-19

Studiuesit kanë analizuar të gjithë skenaret e mbrojtjes duke nisur nga karantina, izolimi dhe mbyllja e shkollës, apo ajo e punës në shtëpi për të paktën 50 përqind të forcës punëtore.

Kombinimi i këtyre tre masave, e ul nivelin e pëprhapjes me 78 deri në 99 përqind.

Opsioni më i mirë për tu mbrojtur nga virusi është karantina, mbyllja e shkollave dhe puna nga shtëpia.

Nëse njerëzit futen në karantinë për disa orë dhe vazhdojnë të shkojnë në shkollë apo punë, atëherë kjo metodë nuk është aspak efikase.

Sipas ekspertëve, njerëzit në të gjithë botën duhet të qëndrojnë të izoluar plotësisht në shtëpi për të paktën 30 ditë.

“Prilli duhet fshirë nga kalendari, në të kundërt nuk do të dalim kurrë nga kjo pandemi,” u shpreh Carlos Del Rio nga Universiteti Emory në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndikimi i Këtyre Masave Në Shëndetin Mendor

Izolimi dhe karantina shkaktojnë shumë efekte anësore të padëshiruara siç janë:

  • Depresioni
  • Ankthi
  • Stresi post-traumatik.

Këto efekte anësore , sipas ekspertëve do të jenë afatgjatatë dhe do të nxisin trauma, ëndrra të frikshme por edhe ndryshime në humor dhe në llogjikë.

Ekspertët i referohen disa rasteve të karantinës (549 personve)që u zbatuan po në Kinë në vitet 2002-2003 pas përhapjes së virusit SARS.

Tre vjet më vonë, studimet buluan se 10% e këtyre personave, akoma vuanin nga stresi post traumatik, nuk flinin mirë, shikonin ëndrra të frikshme dhe kishin pësuar ndryshime të thella në humor.

Ekspertët këshillojnë që në përfundim të situatës, autoritetet globale duhet të pengojnë përhapjen e një tjetër epidemie, asaj të problemeve të shëndetit mendor./AgroWeb.org