Shtohen Rastet me COVID-19 në Vend – Qytetet e Prekura

192 0

Shqipëria hyn në listën e vendeve me persona  të infektuar nga COVID-19 prej thuajse dy javësh.

Për 24 orët e fundit shifrat e të infektuarve janë shtuar sërish, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Situata në të gjithë vendin

Në vend janë shënuar edhe 11 raste të reja duke e rritur numrin total të të prekurve në 223.

Mësohet se të infektuarit po mbahen nën mbikqyrjen e mjekëve dhe të izoluar.

Vetëm 7 prej tyre nodhen në terapi intensive dhe 4 po marrin trajtim të posacëm me aparatura.

Teksa numri i të prekurve është shtuar një i moshuar ka humbur jetën.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 79 vjeçari nga Tirana ka ndërruar jetë mëngjesin e  sotëm.

“79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.” thuhet në njoftim.

Në po këto 24 orë 4 persona janë shëruar pasi kanë rezultuar negativë pas trajtimeve të marra në spital duke e zgjeruar numrin e të shëruarve ne 44.

Harta e shpërndajrjes së këtij virus vazhdon të prekë shumë qytete të vendit, por Tirana mbetet më e prekura për shkak të numrit të lartë të banorëve.

Më poshtë gjeni listën e plotë të qyteteve të prekura:

– Tiranë 124 raste
– Durrës 14 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 14 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 7 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast

Në mbyllje të këtij njoftimi Ministria i bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë rregullat e vendosura për parandalimin e pandemisë./AgroWeb.org