Përse COVID-19 Preku më Shumë Italinë – Faktorët Ndikues

399 0

Situata me koronavirusin e ri COVID-19 është një problem që po përhapet në të gjithë globin.

Megjithatë që nga shpërthimi në Vuhan, ritmet e tij kanë qenë të ndryshme për vende të tjera të botës.

Më mbërritjen e virusit në Evropë fillimisht në Gjermani ,u duk se situata do të izolohej po aty siç ndodhi me Kinën dhe provincën e Hubeit. Por në Evropë nuk ndodhi kështu.

Me kalimin e ditëve e sidomos gjatë muajit Mars, pandemia u zhvendos në Itali duke e kthyer një nga epiqendrat më të mëdha të botës për zhvillimin e sëmundjes.

Italia numëron me më shumë se 105,792 të nfektuar dhe 12,428 të vdekur vetëm nga ky virus, për një periudhë më pak se dy mujore.

Rasti i Italisë është padyshim një nga më të rëndët në botë, duke kaluar Kinën dhe Amerikën për nga numri i jetëve të humbura.

Përse Italia?

Pikëpyetja më e madhe e këtyre kohëve është se çfarë bëri që Italia të goditej kaq fort?

Si një nga vendet fqinje me më shumë rrugë tregëtare dhe udhëtimi me Shqipërinë, shqetësimi se i njejti skenar mund të përsëritej edhe në vend qarkulloi për shumë kohë.

E teksa Italia, Shqipëria dhe shumica e vende të Evropës e më gjerë vazhdojnë të qëndrojnë të izoluara, lufta e Italisë me sëmundjen është ende e nxehtë.

Për të analizuar situatën e COVID-19 në shtete të ndryshme të botës duket pa dyshim të analizohen edhe faktorët në të cilët sëmundja zhvillohet.

Sipas eskpertëve Italia ka një numër të madh të popullsisë në moshë të madhe që është mjaft e prekur nga ky irus.

Të moshurait janë tageti kryesor i koronavirust të ri dhe përbëjnë pjesën më të madhe popullsisë në vend.

Të dhënat nga organizata që merret me analizmin e të dhënave të popullatës së botës PRB, Italia është vendi i dytë pas Japonisë me popullsinë më të plakur në botë.

Rreth 235 e popullsisë janë mbi moshën 65 vjeç e lart thuhet në raportin e PRB.

Pacientët e prekur nga COVID-19 në Itali raportohet  të kenë qenë mesatarisht 78 vjeç e lart sipas autoriteteve Italiane.

Shumë prej personave që humbën jetën nga ky virus kishin sëmundje bashkëshoqëruese duke e bërë trupin e tyre akoma dhe më të brishtë pas prekjes nga COVID-19.

Gjithësesi rastet e shpresës nuk mungojnë një 102 vjeçare e quajtur Italica Grodona është shpallur e kuruar nga COVID-19 në Genova të Italisë pas më shumë se 20 ditësh në spital.

Doktorët që e kuruan u shprehën për pmediat se kjo grua përfaqëson shpresën për të gjithë të moshuarit të cilët përballen me këtë pandemi.

Po Shqipëria?

Megjithëse virusi është prezent në vendin tonë për më shumë se 20 ditë, shifrat zyrtare nuk i kanë kaluar 200 persona të prekur.

Kjo sigurisht varet nga numri i testimeve të kryera në vend që për Shqipërinë janë rreth 1000.

Në një listë nga PRB me 50 shtete me popullsinë më të plakur në botë, Shqipëria nuk bën pjesë.

Teksa vihet re Maqedonia e Veriut në vendin e 50-të, si një vend me popullsi të plakur.

Pavarsisht kësaj vendi ka më shumë se dy javë në karantinë ndërsa të moshuarit nuk lejohet të dalin nga shtëpia për asnjë arsye./AgroWeb.org