Bashkimi Evropian i ka blerë vaksinat e Pfizer dhe Moderna me një çmim më të lartë së fundmi.

Financial Times raporton se Pfizer e ka rritur çmimin e vaksinës së saj anti-Covid me më shumë se një të katërtën dhe Moderna me më shumë se një të dhjetën në kontratat e fundit të furnizimit me BE-në.

Sipas ‘FT’, çmimi ka shkuar nga 15,50 euro në 19,50 euro për një dozë të vaksinës nga kompanitë Pfizer/Biontech.

Ndërsa çmimi për dozën e vaksinës Modernës, i cili ishte rreth 22,60 dollarë më parë, është bërë rreth 25,50 dollarë në kontratën e re.

Kushtet e marrëveshjeve të arritura këtë vit, për 2.1 miliardë doza vaksinash në total deri në vitin 2023, u rinegociuan pasi të dhënat e tsteve të fazës 3 treguan se vaksinat e këtyre kompanive kishin norma më të larta të efikasitetit sesa vaksinat nga Oxford/AstraZeneca dhe Johnson & Johnson./Burimi:Panorma