Pjeshkët e Freskëta – Ndikimi Tek Shëndeti Dhe Rënia Nga Pesha

1.6k 0

Pjeshka është një frut me bërthamë, origjina e së cilës është Azia juglindore.

Ajo është shumë e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina.

Pjeshka përmban shumë beta karoten, likopen dhe luteinë, antioksidantë mbrojtës për shëndetin e syve dhe zemrës.

Ky frut i shijshëm përmban shumë vitaminë C, që përmirëson shëndetin e lëkurës dhe nxit prodhimin e kolagjenit.

Pjeshka përmban shumë kalium dhe ruan ekuilibrat e ujit në trup.

Kaliumi, magnezi dhe fosfori tek pjeshka e bëjnë këtë frut ideal për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Pjeshka Për Rënien E Peshës

Një nga vlerat më të mira të pjeshkës për organizmin ka të bëjë me rënien nga pesha.

Ekspertët e shëndetit e rekomandojnë konsumin e pjeshkës çdo ditë për të humbur kilogramët e tepërt.

Përbërësit bioaktivë të pjeshkës luftojnë mbipeshën, inflamacionin dhe diabetin.

Pjeshka përmban shumë fibër e cila përmirëson tretjen.

Njerëzit me tretje të mirë e të rregullt kanë një metabolizëm më të mirë dhe humbasin lehtë nga pesha.

Përpos të tjerave, pjeshka përmban pak kalori.

Një racion me 100 gramë pjeshkë përmban vetëm 39 kalori.

Kaloria është një njësi matëse që tregon sasinë e energjisë së çliruar nga shpërbërja e ushqimit.

Kur njeriu konsumon shumë ushqim, një pjesë e kalorive kthehen në energji ndërsa teprica konvertohet si depozitë dhjamore.

Për sa kohë trupi përdor të gjitha kaloritë e çliruara nga ushqimi, njeriu është në gjendje të ruajë një peshë të mirë trupore.

Kur prishen ekuilibrat, njeriu ka tendencën të shtojë në peshë.

Nga ana tjetër, 88% e pjeshkës është ujë që do të thotë se ky frut është edhe hidratues.

Flavonoidet tek pjeshka kanë aftësinë të përshpejtojnë metabolizmin.

Një metabolizëm i shpejtë rrit ritmin e djegies së kalorive që në vetvete ndihmon në rënien nga pesha.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e rregullit ditor të pjeshkëve për të shuar urinë dhe për të pasur një peshë më të mirë trupore./AgroWeb.org