Pomatet – Perimja E Së Ardhmes Që Ofrojnë Shkencëtarët

491 0

Nëse po pyesni veten se çfarë janë pomatet, është pikërisht ajo që po mendoni.

Nga vetë emërtimi do të kuptoni se bëhet fjalë për dy nga perimët më të përdorura të kuzhinës dhe dietave të përditshme.

Domatet dhe patatet së fundmi mund t’i rrisni në një bimë të vetme të quajtur “Pomate”.

Është një bimë e re e krijuar nga njeriu në mënyrë natyrale pa modifikime gjenetike dhe konsiderohet si një nga zbulimet më të rëndësishme në agrikulturë.

Si do të jenë pomatet e së ardhmes?

Ky shartim i pazakontë ka ndodhur për herë të parë në Gjermani dhe mendohet të jetë ushqimi i së ardhmes.

Ndonëse padyshim janë dy prodhime të ndryshme ato i përkasin të njejtës familje, ndaj shkencëtarët kanë provuar t’i rrisin nga e njejta bimë.

Këto bimë mund të rriten nga i njejti kërcell dhe të prodhojnë perime të ndryshme njëherazi.

Pomatet do të prodhojnë sipër tokës kokrra domatesh ndërsa nëntokë po e njejta rrënjë do të prodhojë patate.

Sipas shkencëtarëve metodat e përdorura për krijimin e kësaj bime të re njihen edhe më parë nga agrikultura.

Mund të keni dëgjuar për porokallin shegë apo fruta e perime të tjera të shartuara ku bimët e të njejtës familje mund të rriten në të njejtin trung.

Në fakt shartimi i prodhimeve është përdorur që në lashtësi nga fermerët, por shartimi i dy bimëve me kërcell të butë është një risi.

Pomatet shihen si një nga mënyrat më të mira për të rritur prodhimin e ushiqmeve të freskëta në një hapësirë më të vogël.

Metoda të tilla priten të përdoren në vende ku popullsitë janë në rritje dhe kërkesa për prodhime dhe ushqim nuk mun dtë plotësohet.

Këto bimë hibride pritet të jeni një revolucion i vërtetë përsa i përket plotësimit të nevojave për ushqime dhe parandalimit të urisë në të gjithë botën./AgroWeb.org