Qumështi i Dhisë – Vlerat, Vetitë Dhe Përfitimet Për Shëndetin

3k 0

Qumështi i lopës mbetet një nga produktet më të konsumuara çdo ditë nga shqiptarët.

Nga ana tjetër ky qumësht është arsyeja përse shumë njerëz përjetojnë fryrje dhe probleme të tjera me tretjen.

Qumështi i dhisë nga ana tjetër është një alternativë më e shëndetshme.

Dhitë prodhojnë 2 përqind të sasisë globale të qumështit.

Njerëzit që konsumojnë qumësht dhie janë më pak të prekur nga alergjitë dhe problemet me tretjen.

Vlerat E Qumështit Të Dhisë

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, qumështi i dhisë përmirëson shëndetin në shumë mënyra të ndryshme.

Inflamacioni

Qumështi i dhisë nuk shkakton inflamacion, ndaj rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga inflamacioni i zorrëve.

Metabolizmi

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë konfirmuar se qumështi i dhisë rrit përthithjen e hekurit dhe bakrit sidomos tek njerëzit që kanë probleme me tretjen.

I Ngjashëm Me Qumështin E Nënës

Një nga vlerat kryesore të qumështit të dhisë është se ngjan shumë me qumështin e gjirit.

Përmbajtja kimike e tij është shumë e përafërt me qumështin e gjirit, ndaj tretet dhe asimilohet më lehtë nga organizmi.

Më Pak Yndyrna

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, përmasat e molekulave të yndyrnave tek qumështi i dhisë janë më të vogla se ato tek qumështi i lopës.

Kjo e bën qumështin e dhisë më të lehtë në tretje.

Shumë Acide Yndyrore

Qumështi i lopës përmban 17 përqind acide yndyrore, ndërsa ai i dhisë plot 35 përqind.

Kjo e bën qumështin e dhisë më të pasur në aspekt ushqyesish.

50 përqind e njerëzve që janë të ndjeshëm ndaj qumështit, e kanë më të lehtë të konsumojnë qumështin e dhisë se atë të lopës.

Qumështi i dhisë përmban jo vetëm kalçium por edhe triptofan, një amino acid i rëndësishëm për organizmin.

Alergjitë 

Qumështi i lopës ka lidhje më të fortë me alergjitë dhe sekrecionet e tepërta për shkak të molekulave të mëdha të yndyrës.

Qumështi i dhisë nuk shkakton alergji  dhe është më i butë me stomakun.

Ushqyesit e Pasur

Qumështi i dhisë është përdorur tradicionalisht për të ushqyer dhe rigjallëruar sistemin nervor.

Ai ka një dendësi të madhe ushqimore  dhe në një gotë të vetme plotëson 35 përqind të nevojës ditore për kalçium.

Një gotë me qumësht dhie ofron shumë fosfor, vitaminë B-12, proteinë dhe kalium.

Sistemi Imunitar

Qumështi i dhisë përmban selenium, një mineral i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe mbarëvajtjen e organizmit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.