Raporti: Shqipëria Më Pak Raste Me COVID-19 Se Fqinjët, Por e Fundit me Numrin e Testimeve

338 0

Qendra Europiane e Parandalimit të Sëmundjeve dhe Kontrollit të COVID-19 ka publikuar të dhënat për numrin e të infektuarve për 100 mijë banorë.

Nga këto të dhëna të 14 ditëve të fundit vihet re se Shqipëria është më mirë se vendet e tjera të rajonit, me 39 të infektuar për 100 mijë banorë, por njëherësh ajo ka dhe numrin më të ulët të testimeve në rajon gjë që është matësi i përhapjes së virusit.

Por është shumë larg standardit të vendosur nga BE, ku mesatarja e të infektuarve është 13 për 100 mijë banorë.

Siç ka raportuar korrespodenti ynë në Bruksel, Ernest Bunguri ndër kushtet për hapjen e kufirit, BE kishte vendosur dhe numrin e testimit dhe gjurmimit të rasteve për të pasur një pasqyrë më të saktë të përhapjes se virusit si dhe situatën social-ekonomike. Shqipëria renditet në vend të fundit në rajon sa i përket testimeve për 1 milion banorë.

Në vend të parë është Serbia, e ndjekur nga Mali i zi, Maqedonia e Veriut,  Bosnjë Hercegovina. Kroacia, Kosova dhe në fund Shqipëria./Burimi:EuroNews