Ja Sa Ngadalë Duhet Të Hani Për të Rënë në Peshë

451 0

Studimet më të fundit në lidhje me mbipeshën në Shqipëri, konfirmojnë se ky problem nis që në moshën 12 vjeçare.

Megjithatë, të dhënat e Institutit Publik tregojnë se mbipesha rrezikon edhe fëmijët që nën moshën 5 vjeç.

Sipas të dhënave të Institutit Të Shëndetit Publik, të cilave u referohet AgroWeb.org, mbipesha është shumë problematike edhe tek njerëzit nga 15 deri në 49 vjeç.

53 përqind e meshkujve dhe 39 përqind e femrave të kësaj moshe janë mbi peshë dhe obezë.

Përpjekjet e shumë njerëzve për të rënë në peshë nuk janë gjithmonë të vazhdueshme thonë ekspertët.

Sipas tyre, frustrimi i përjetuar nga paaftësia për të humbur në peshë i shtyn njerëzit të heqin dorë shpejt nga misioni i tyre.

E njëjta gjë vërehet jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë globin.

Miliona njerëz janë konfuzë në lidhje me mungesën e rezultateve, pavarësisht regjimit të shëndetshëm ushqimor apo aktivitetit fizik.

Një studim i kohëve të fundit të cilit i referohet AgroWeb.org, analizon marrëdhënien specifike mes ndryshimeve në stilin e jetesës dhe shtimit në peshë.

Në mënyrë specifike ekspertët analizuan ndikimin në rënien në peshë të shpejtësisë së të ngrënit, ushqyerjen në mbrëmje apo atë dy orë përpara gjumit dhe anashkalimin e mëngjesit.

Arsyet Përse Ushqimi Duhet Përtypur Siç Duhet

Sipas ekspertëve ngrënia e ngadaltë nënkupton një përtypje më të mirë të ushqimit.

Përtypja e mirë e ushqimit e përbën atë në grimca të tretshme dhe të gatshme për stomakun.

Për më tepër, duke ngrënë ngadalë, njeriu mund të hajë më pak dhe rrjedhimisht të shmangë shëndoshjen.

Stomakut i duhen plot 20 minuta që t’i dërgojë trurit sinjalet e ngopjes.

Kjo është arsyeja përse njerëzit ndihen më të ngopur nëse hanë ngadalë.

Ekspertët thonë se ushqimet e buta duhen përtypur 10 herë.

Ushqime si mishi apo perimet duhen përtypur 15-20 herë përpara se të gëlltiten.

Ngrënia E Ngadaltë Mund Të Ulë Peshën

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, njerëzit që hanë ngadalë, kanë më shumë gjasa që të kenë shëndet të mirë fizik dhe një jetë më të shëndetshme.

Ushqyerja e ngadaltë në mënyrë të vazhdueshme pasqyrohet jo vetëm në masën trupore por edhe në perimetrin e belit.

Sipas ekspertëve, ushqyerja përpara gjumit ka rol të fortë në rritjen e masës trupore.

Nga ana tjetër, mos ngrënia e mëngjesit nuk ka asnjë ndikim në uljen e peshës.

Studimet e fundit arritën në konkluzionin se ngrënia e ngadaltë e ushqimit mund të jetë efikase në parandalimin e mbipeshës dhe uljen e rreziqeve që ajo i kanos organizmit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.