Shënohet Viktima e Parë Nga Koronavirusi në Shqipëri

362 0

Virusi COVID-19 ka regjistruar viktimën e parë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë publikoi këtë njoftim pak momente më parë.

Pas konfirmimit nga mjekët e Spitalit Infektiv të Durrësit se gjendja e saj ishte rënduar, u mundua që 73 vjeçarja të transportohej në Tiranë.

Nga mediat raportohet se ajo nuk mund ta përballonte dot transportin për shkak të gjendjes kritike që ishte përkeqësuar edhe nga semundjet e tjera kronike.

Sipas të dhënave të verifikuara nga Ministria e Shëdetësisë, 73-vjeçarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, status post by pass.

Mjekët pohuan se gruaja ishte kthyer nga Italia 10 ditë më parë, dhe fillimisht ishte trajtuar për pneumoni.

Pas analizave ishte verifikuar se ajo ishte mbartëse e virusit COVID-19.

Gjatë mbrëmjes së djeshme pacienten e kishin kaluar në reanimacion ku mund t’i jepej ndihmë më e specializuar.

Sipas Top Channel në qytetin e Durrësit ka nisur dezinfektimi i rrugëve dhe hapësirave publike.

Gjithashtu ky proces po bëhet edhe në të gjithë institucionet publike; shkolla, çerdhe, kopshte, qendrat shëndetësore, spitalet, pallati i kulturës, prefekturat ejt.

Ndërkohë bëhet thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm, të zbatojnë rregullat e higjienës personale dhe të gjithë udhëzimet e mjekëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë./AgroWeb.org