Shifrat e Të Prekurve Në Rritje – Arsyet Përse Duhet të Qëndrojmë Në Shtëpi

213 0

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konstatuar 5 raste të reja

Numri i të prekurve nga koronavirusi COVID-19 tanimë ka shkuar në 64.

Fico duke informuar mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri, bëri me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar.

Prej të cilëve janë konfirmuar:

Jane 5 raste të reja me COVID-19: 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri, dhe një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja.

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

  • Tiranë 45 qytetarë
  • Durrës 5 qytetarë
  • Lushnje 2 qytetarë
  • Elbasan 2 qytetarë
  • Fier 6 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 2 qytetar

Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar.

3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19.

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

Edhe një herë një lutje për qytetarët:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!

Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit.

Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi./AgroWeb.org