Si Po e Ndryshon Koronavirusi Stilin Tonë Të Jetesës?

226 0

Pandemia e COVID-19 deri më tani ka pasur një ndikim shumë të fort në mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me njëri-tjetrin.

Të nxitur nga paniku, njerëz impulsivë kanë bërë blerje nga më të çuditshme në dyqane e farmaci.

Por nuk është vetëm kjo. Si pasojë e frikës, njerëzit refuzojnë t’i japin dorën tjetrit dhe duhet të mbajnë distancë.

Qindra të tjerë kanë anulluar planet e udhëtimit, shpesh duke pësuar edhe humbje financiare.

Si Po e Ndryshon Koronavirusi Stilin Tonë Të Jetesës?

Më poshtë do të gjeni disa prej ndryshimeve të mëdha që po pëson stili ynë i jetesës si pasojë e Koronavirusit.

Thuajini ‘Lamtumirë’ Shtrëngimit të Dorës

Njerëzit tani po gjejnë mënyra të tjera se si të përshëndeten me njëri tjetrin.

Shtrëngimi i dorës po shuhet dhe në vend të tij, njerëzit përshëndeten me bërryla e me këmbë.

Autoritetet në Francë u kanë kërkuar njerëzve të frenohen nga dëshira të përshëndeten me puthjet në të dyja faqet.

Në Izrael, njerëzit po përshëndeten me njëri tjetrin duke bashkuar duart dhe tundur kokën në shenjë përuljeje.

Prekja e Fytyrës

Shumë prej nesh as nuk e kemi vënë re sa shpesh e prekim fytyrën deri sa kemi lexuar ekspertët dhe këshillat e mjekëve.

Tani duhet t’i rezistojmë nevojës apo atij tikut të pavullnetshëm që i çon duart drejt fytyrës.

Vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha pak ditë më parë se kishte javë që nuk e kishte prekur fytyrën dhe e kishte marrë malli.

Puna Nga Shtëpia

Shumë kompani të ndryshme në mbarë globin kanë mbyllur zyrat dhe punonjësit e bëjnë punën nga shtëpia.

Studentët nuk po shkojnë në shkollë dhe po mësojnë nëpërmjet internetit.

Të gjitha aktivitetet janë pezulluar dhe prindërit janë në ankth për të zbuluar çdo ditë mënyra për rritjen, zhvillimin dhe argëtimin e fëmijëve.

Ama, ka miliona njerëz që jetojnë falë ndërveprimit dhe kontaktit me të tjerët.

Aktiviteti Fizik

Palestra është një nga vendet më të dashura jo vetëm për të humbur në peshë por edhe për të ndërvepruar me të tjerët.

Tania to janë mbyllur dhe njerëzit e zënë në qark duhet të mendojnë për mënyra të tjera të kryerjes së aktivitetit fizik në kushtet e shtëpisë.

Në mungesë të transportit publik, njerëzit po ecin më shumë në këmbë.

Besimtarët e feve të ndryshme po mësojnë të përshtaten me epidemitë, duke anashkaluar shtrëngimin e duarve në shenjë paqeje.

Vende të shenjta si Meka, e cila gjithnjë ka qenë plot me njerëz, tani janë bosh.

Interneti

Njerëzit po qëndrojnë mbyllur në shtëpi duke i detyruar ato të praktikojnë mënyra të reja komunikimi nëpërmjet internetit.

Vizitat në shtëpi nuk janë të këshilluara dhe ‘qokat’, urimet, festat bëhen nëpërmjet internetit.

Stili ynë i jetesës po ndryshon rrënjësisht dhe ky është vetëm fillimi./AgroWeb.org