Shtohen Rastet e Dyshuara në Durrës – Përkeqësohet Gjendja e 73 Vjeçares me COVID-19

342 0

Ditën e djeshme u konfirmua dhe rasti i parë që vinte nga qyteti i Durrësit.

Sipas të dhënave zyrtare që vijnë nga Spitali Infektiv i Durrësit, gjatë mbrëmjes gjendja e 73 vjeçares ishte rënduar.

Bëhet me dije se e prekura është transportuar në reanimacion, për një mbikëqyrje intensive.

Sipas mjekëve gruaja vuante nga një sëmundje kronike dhe ka qenë nën sugjerimi e mjekëve për disa ditë.

Mjekët pohuan se gruaja ishte kthyer nga Italia 10 ditë më parë, dhe fillimisht ishte trajtuar për pneumoni.

Pas analizave ishte verifikuar se ajo ishte mbartëse e virusit COVID-19.

Ndërkohë shefja e Departamentit të Infektivit në TIranë, Silva Bino, në një deklaratë tha se pacientja është në gjendje respiratore të rënduar, çka ka vështirësuar shëndetin e saj.

Të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mjekësor që është kujdesur për zonjën në fjalë i është nënshtruar testimit për COVID-19.

Pas kalimit të saj në reaminaacion, katër nga mjekët dhe infermierët të kanë patur kontakt të afërt me të, janë vendosur në karantinë për 14 ditë.

Ndërkohë pohohet se në qytetin e Durrësit ka nisur marrja e masave për ndalimin e përhapjes së virusit.

Dezinfektimi i hapësirave publike dhe publikimi i shpeshtë i këshillave mjekësore është bërë akoma edhe më i shpeshtë./AgroWeb.org