Silva Bino: Maska Duhet Mbajtur Edhe Pasi Keni Kaluar COVID-19

368 0

Në Open në Top Channel u fol për situatën e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë dhe për kohën se kur pritet të mbërrijë vaksina në Shqipëri.

 Një detaj që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte që doktoresha e njohur Silva Bino u shfaq me maskë edhe ishte në një lidhje direkte nga shtëpia.

“Unë e kam kaluar Covidin. Mbajtja e maskës është një vendim i imi. Patjetër që duhet mbajtur maska edhe pasi e ka kaluar Covidin pasi ka rrezik riinfektimi”- tha Bino.

Ndërkohë që kur u pyet për masat që duhet të merren për festat e fundvitit Bino tha: Nuk është një mesazh i mirë ky që po jap unë tani, por nuk duhet që për festa të dalim në dreka dhe darka me familjen. Të gjithë duam të dalim me familjet për festa por kjo nuk duhet të ndodhë. Të shmangim grumbullimet.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, tre janë faktorët që duhen marrë në konsideratë përpara blerjes së një maske.

Vetëm Copa Pambuku

Ekspertët sugjerojnë zgjedhjen e maskave prej pambuku të një dendësie të lartë.

Mos bëni maska me bluza të vjetra sepse ato nuk lejojnë filtrim të mirë.

Nga të gjitha materialet e mundshme vetëm pambuku është më i miri. Këtë e zbuloi një studim i publikuar në qershor të këtij viti në revistën mjekësore Journal of Hospital Infections.

Në studim thuhet se përdorimi i shajeve dhe bluzave si maskë është lehtazi më efikase se të dalësh pa maskë.

Gjatë një ekspozimi prej 20 sekondësh ndaj virusit, shajet dhe këto bluza ulin rrezikun e infeksionit me 24 përqind.

Shtresat 

Maska më e mirë duhet të ketë disa shtresa, të paktën tre, që të shmangë infeksionin apo përhapjen e virusit nëpërmjet spërklave.

Nëse nuk ju gjenden filtra, mund të përdorni ato të kafesë ose letrat e kuzhinës.

Në studimin e lartpërmendur sugjerohet edhe përdorimi i filtrave të njëjtë me fshesën me korent e cila ul rrezikun e infeksionit me 83 përqind gjatë një ekspozimi prej 30 sekondash ndaj virusit.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është që të tregoheni të vëmendshëm ndaj mënyrës se si e vendosni maskën dhe mbi të gjitha nëse ajo qëndron lirshëm apo shtrënguar.

Maska duhet të mbështjellë plotësisht hundën dhe gojën dhe të jetë e puthitur mirë që të lejojë jo vetëm frymëmarrjen por edhe të pengojë daljen e spërklave nga zona anësore që rëndom qëndron hapur.