Sot Keni Një Arsye Më Shumë Për të Lënë Cigaren!

244 0

Është Dita e Tokës. Prej vitesh, organizatat për mbrojtjen e planetit bëjnë thirrje të ndalojmë çdo veprimtari që po ndikon negativisht tek mjedisi, siç është përshembull krijimi i mbetjeve apo ngarja e makinave që prodhojnë tym.

E ndërsa po ndërmerren masa të rëndësishme ligjore sa i takon makinave për t’i zëvendësuar me ato elektrike, nuk mund të themi se po ndodhe njëjta gjë edhe me cigaret, djegia e të cilave gjithashtu prodhon tym të dëmshëm jo vetëm për ne, por edhe për ambientin.

Tymi i çliruar gjatë djegies së duhanit është gjithashtu faktor i ndotjes së ajrit dhe gjithashtu ndikon në përkeqësimin e asaj që të gjithë e njohim tanimë, “vrima e Ozonit”.

Sigurisht, këtu nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ndikimin që ka në ambientin ku ne rrimë dhe sa i rrezikshëm është tymi i duhanit edhe për të afërmit tanë, fëmijët, apo të moshuarit.

Njësoj si duhanpirësi, edhe duhanpirësit pasivë janë të ekspozuar ndaj 7 mijë kimikateve të cilat çlirohen me tymin sa herë dikush në dhomë ndez një cigare.

Nuk ka arsye për të vazhduar cigaren. Qoftë për njerëzit tanë apo për planetin ku do të jetojnë pasardhësit tanë, është koha e duhur për të hequr dorë krejtësisht prej tyre.

Megjithatë, 1 miliard njerëz në të gjithë botën vazhdojnë të mbeten duhanpirës.

Kjo është arsyeja përse kompanitë e mëdha të duhanit, si Philip Morris International, kanë vendosur t’i ndërmarrin vetë hapat e parë në eleminimin e cigareve, tymi i të cilave po shkakton dëme të pakthyeshme tek njerëzit dhe tek planeti Tokë.

Prej më shumë se 20 vitesh, po investojnë në kërkime për produkte më pak të dëmshme si alternativa ndaj cigares për t’u ofruar duhanpirësve një opsion më të mirë në rastin kur ata zgjedhin ta vazhdojnë duhanin.

Në 2016-n, ndërmorën një hap historik, duke e prezantuar IQOS pranë Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) si një produkt me risk të reduktuar.

Në 2020-n, FDA e autorizoi IQOS për t’u marketuar si produkt me risk të modifikuar.

Pajisje të tilla nuk e djegin, por e ngrohin duhanin, duke shmangur çlirimin e tymit, i cili përmban 7000 kimikate, mes tëcilave 100 janë treguar nga studime të shumta se janë të dëmshme.

Sidoqoftë, e mira mbetet lënia plotësisht e duhanit. Për të rriturit që zgjedhin të mos e bëjnë, alternativat pa tym janë një kontribut domethënës për planetin Tokë./AgroWeb.org