Studimi Britanik: Fëmijët nuk përjetojnë simptoma afatgjata nga COVID-19

366 0

Fëmijët që preken nga coronavirusi, rrallë herë përjetojnë simptoma afatgjata, ku shumica shërohen në më pak se një javë. Ky fakt është bërë me dije nga një hulumtim britanik.

Shkencëtarët e King’s College në Londër thonë se ndërsa një grup i vogël fëmijësh mund të përjetojë sëmundje të zgjatura, ata u “siguruan” se ky numër ishte i ulët.

Dhimbjet e kokës dhe lodhja ishin simptomat më të zakonshme  që studiuesit vunë re.

Një ekspert i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve tha se të dhënat pasqyrojnë atë çka mjekët kanë vënë re në klinika.

Krahasuar me të rriturit, fëmijët janë shumë më pak të rrezikuar nga coronavirusi.

Shumë të infektuar nuk shfaqin simptoma dhe ata që preken, kanë tendencë të kenë një sëmundje të lehtë.

Ky studim i botuar në revistën shkencore  Lancet Child and Adolescent Health, donte të kuptonte se si COVID-19 ndikoi tek fëmijët dhe si krahasohej me sëmundjet e tjera të frymëmarrjes. Në studim u morën 1,734 fëmijë, të moshës midis 5 dhe 17 vjeç, të cilët gjatë periudhës shtator 2020-shkurt 2021  u raportuan se kishin zhvilluar simptoma dhe ishin testuar pozitivë për COVID-19. Një në 20 prej tyre të prekur nga Sars cov 2 përjetuan simptoma për katër javë ose më shumë, ndërsa një në 50 kishte simptoma që zgjasnin për më shumë se tetë javë. Mesatarisht, fëmijët më të mëdhenj shfaqnin simptoma pak më gjate se të vegjlit, e shenjat më të dukshme ishin dhembje fyti dhe humbje e nuhatjes./Burimi:EuroNews