Sallatë Kremoze me Kastravecë, Kos dhe Mollë – Zbuloni Recetën e Veçantë

579 0

Një nga sallatat më të veçanta që do të provoni.

Përzierja e këtyre përbërësve bashkë, do ju bëjë me siguri të mendoni si nuk keni menduar më parë për to.

Kremoze për shkak të kosit dhe e pasur me shije të ëmbla ashtu edhe të kripura për shkak të përbërësve si molla, apo kastraveci.

Është një pjatë e pasur me fibra dhe një sërë vitaminash e probiotikësh të cilët janë aletatët tuaj më të mirë të shëndetit.

Mësoni mëposhtë mënyrën e thjeshtë dhe interesante të përgatitjes së kësaj sallate plot shije.

Përbërësit

1 kastravec i madh

1 tufë me rrepa

2 mollë

2-3 tufa kopër

250 ml kos

2 lugë çaji uthull molle

1 lugë çaji mjaltë

2 lugë çaji majonezë

2 thelpinj hudhër

Kripë

Piper i zi

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të lani dhe prisni në feta të holla të gjithë frutat dhe perimet.

Mundohuni t’i prisni në feta sa më të holla rrethore dhe sipas dëshirës mund t’i ndani edhe në gjysmë.

Vendosini të gjitha bashkë në një enë, duke shtuar edhe koprën e grirë hollë dhe vazhdoni me pjesën tjetër të përgatitjes.

Më pas zgjidhni një tjetër enë të thellë dhe shtoni kosin, majonezën, uthullën,mjaltin dhe hudhrat e grira.

Përzieni mirë derisa të krijoni një salcë homogjene dhe shtojani sipër perimeve që përgatiët më parë.

Shtoni pak kripë dhe piper të zi sipas dëshirës dhe përzieni derisa e gjithë sallata juaj të këtë marrë ngjyrë të bardhë  e të njëtrajtëshme.

Shijojeni me bukë të thekur ose ashtu siç është të ftohtë e plotë shije.

Ruajeni të mbyllur ne frigorifer dhe konsumojeni edhe në një moment të dytë të ditës sipas dëshirës tuaj./AgroWeb.org