Supë me Hithra dhe Hudhër Kundër Alergjive dhe Virozave Të Stinës

561 0

Ushqimet që hamë kanë një ndikim të fortë në mirëqenien e organizmit sidomos në stinën e alergjive.

Disa ushqime ofrojnë lehtësim të simptomave e disa të tjerë i përkeqësojnë ato.

Më poshtë mësoni nga AgroWeb.org disa nga ushqimet më mira që luftojnë alergjitë e stinës si dhe një recetë fantastike që gjithashtu mban alergjitë larg.

Ushqimet Që Ju Vijnë Në Ndihmë Kundër Alergjive

Frutat Dhe Perimet

Frutat dhe perimet përmbajnë sasi të larta të vitaminave C dhe E të cilat e forcojnë sistemin imunitar dhe nxisin aftësitë mbrojtëse të tij.

Në stinën e alergjive duhet të hani më shumë spinaq, brokoli, patëllxhanë, e bizele, të cilat zbusin simptomat e hapin rrugët e frymëmarrjes.

Arrorët

Arrorët, yndyrnat e shëndetshme dhe vera e kuqe janë të mira për zemrën por edhe për rrugët e frymëmarrjes.

Një stil mesdhetar i ushqyerjes ndihmon kundër simptomave të alergjive dhe azmës.

Kosi

Kosi përmban probiotikë, baktere të mira që zbusin simptomat e alergjive siç janë bllokimi i hundëve, rrjedhja e tyre apo skuqja e syve.

Pijet E Ngrohta Dhe Supat

Këto lëngje ngrohin stomakun dhe hapin rrugët e frymëmarrjes.

Ato hollojnë sekrecionet në mushkëri dhe nxisin daljen e tyre nëpërmjet kollës.

Ekspertët e ushqimit, të cilëve u referohet AgroWeb.org rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga alergjitë të përgatisin sa më shpesh supën e mëposhtme.

Përbërësit

100 gr mish pule vetëm tul i prerë në kubikë ose fije të vogla

Një qepë me gjithë lëkurë

Një thelpi hudhër

Një filxhan çaji me degëza brokoli

Një filxhan çaji me hithra të freskëta

Një filxhan çaji me kërcenj të vegjël e të prerë selinoje

Përgatitja

Kaurdisni me vaj ulliri copat e vogla të mishit të pulës, më pas shtoni qepët dhe hudhrat, kaurdisini të gjitha bashkë dhe më pas shtoni ujë rreth 1 litër.

Ziejeni plotësisht dhe më pas shtoni hithrën e freskët, të grirë imët dhe më pas kërcenjtë e selinosë dhe degëzat e brokolit.

Ziejini së bashku për 3-10 minuta.

Ju mund t’i hidhni të gjithë përbërësit në  një mikser për një supë kremoze.

Supën mund ta pasuroni me pak uthull, piper të zi, spec të kuq, ose fara selinoje.

Ajo duhet konsumuar e ngrohtë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.