Teknika Të Lashta Në Kohë Moderne – Pemla Sjell Gjalpin Arror Shqiptar

705 0

Çdo ditë e më shumë në raftet e maketeve shtohen produkte të procesuara dhe me konservantë që e bëjnë të vështirë zgjedhjen e të duhurit.

Të gjithë kërkojmë që produkti që marrim të jetë me vlera dhe i shëndetshëm, ndaj dhe duket se tanimë, ato që po kërkohen më shumë janë produktet sa më pak të përpunuara dhe ato natyrale.

Sipas të dhënave nga Organizata e Ushqimit dhe Agrikulturës nga Kombet e Bashkuara, mendohet se kjo dukuri do të shtohet me gati 30% në vitet e ardhshme.

Ndaj dhe AgroWeb.org merr shkas t’ju njohë me një kompani shqiptare e cila është fokusuar tek produkte origjinale dhe natyrale.

Bëhet fjalë për Pemla Living Foods, kompaninë e parë të licencuar në Shqipëri për prodhimin e gjalpit të arrorëve.

Ndryshe nga alternativat që ju gjeni nëpër dyqane, Pemla ka një veçanti pasi lënda e parë vjen po nga fermerët e vendit tonë.

‘Një zgjedhje kjo e bërë me vetëdije pasi misioni ynë është dhe të mbështesim ekonominë lokale dhe zhvillimin rural’, – shprehet Znj. Ana Shima, themeluese dhe drejtore ekzekutive e kompanisë.

Gjithçka me synimin për të nxitur kultivimin e mëtejshëm të pemëve arrore gjë që do të ketë një impakt për ambientin dhe ndryshimin klimaterik.

Pemla ka një game produktesh natyrale, nga të cilët tre prej tyre janë 100% shqiptare si; gjalpin e bajameve, atë të arrave dhe atë të lajthive.

Gjalpi i arrorëve Pemla, përgatitet me metoda artizanale në sasi të vogla duke përdorur kështu teknika tradicionale të vjetra për të siguruar cilësinë më të lartë.

Ndryshe nga gjalpi i arrorëve industrial, kokrrat e arrave, bajameve dhe lajthive përpunohen ngadalë e në temperatura të ulëta për të ruajtur kështu vlerat ushqimore.

Këto teknika synojnë eliminimin e oksidimit dhe ekstraktimin në të ftohtë të vajit natyral të frutave dhe arrorëve.

Ndaj dhe që një produkt të përgatitet me këto metoda artizanale duhen rreth 4 ditë.

Siç e dimë nxehtësia është një nga faktorët që eliminon pothuaj 60% të shijes natyrale dhe vlerave të një produkti.

Ndaj dhe teknika e njohur ndryshe si ‘raw food’, që Pemla ushtron, është themelore për prodhimin e një produkti natyral.

Temperatura e ulët ndihmon në aktivizimin e enzimave natyrale tek frutat arrore duke formuar një produkt elitar.

Një tjetër kujdes që kjo kompani tregon lidhet me procesin e sythëzimit.

Siç na sqaron, Znj, Shima, përmes tij eliminohen anti-nutrientët dhe rritet forca e tretshmërisë dhe përthithjes së vitaminave dhe mineraleve nga produkti tek organizmi ynë.

Për më tepër gjalpi arror Pemla përfshin edhe kuzhinën e dedikuar me ushqime me bazë bimore, për t’ju përshtatur kështu të gjitha preferencave.

Mund të përgatisni lëngje frutash të pasura me vitaminat dhe mineralet që vetëm arrorët mund t’ju dhurojnë.

Për të vegjlit e familjes do të jetë një kënaqësi krejt tjetër pasi mund të shijojnë gjalpin e bajameve, arrave apo lajthive duke krijuar sanduiçët më perfekt me fruta të freskëta apo reçel.

Duke qenë krejtësisht natyrale, këto produkte janë perfekt edhe për ata që duan të ruajnë peshën pasi mund të përgatisni vakte të vogla që t’i konsumoni gjatë ditës.

Mollë, dardhë, banane të shoqëruara me njërin prej këtyre produkteve do t’ju japi mundësi për të qëndruar më gjatë të ngopur.

Produktet Pemla mund t’i gjeni në të gjithë dyqanet ku shiten produktet natyrale por mund dhe t’i porosisni direkt tek faqja e tyre zyrtare.

Për më shumë informacion ju mund të klikoni këtu./AgroWeb.org