Reshje dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

209 0

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me vranësira dhe reshje. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.

Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent gjatë gjithë kësaj jave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 02ºC në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 10°C.

Era do të fryej në drejtim Jugor – Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rëni të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 02°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 05°C./Burimi:Meteoalb