Udhëzuesi Për të Moshuarit – Kujdesi që Duhet të Tregojnë

884 0

Instituti i Shëndetit Publik lëshoi një udhëzim të posaçëm se si duhet të sillen të moshuarit në këtë situatë.

ISHP që është institucioni që monitoron epideminë dhe përhapjen e saj dha këshilla se si duhet të mbrohen nga epidemia.

Këshillat përfshijnë sjellët që duhet të kenë të moshuarit me astma, me diabet dhe me kancer.

Covid 19, si duhet të menaxhojnë shëndetin të moshuarit

Njerëzit e moshuar si dhe ata me gjendje të tjera shëndetësore, veçanërisht me hipertension arterial, diabet dhe sëmundje të zemrës, ka shumë mundësi që të sëmuren në mënyrë serioze me COVID-19.

Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për shëndetin tuaj të përgjithshëm, përfshirë edhe gjendjet e veçanta shëndetësore që tashmë ju keni, këshillon ISHP.

“Nëse keni ndonjë gjendje ekzistuese shëndetësore, është veçanërisht e rëndësishme të bëni gjithçka që mundeni për të reduktuar rrezikun e marrjes së COVID-19, për shembull, larja e shpeshtë e duarve tuaja, shmangia e tubimeve të mëdha të njerëzve dhe duke qëndruar larg nga cilido që është i sëmurë” bën thirrje ISHP.

Mjekimi

Është e rëndësishme që edhe nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore, vazhdoni të merrni mjekimet dhe ilaçet e tjera që ju janë dhënë nga një mjekët për sëmundjet ose problemet e tjera shëndetësore.

Sigurohuni që keni ilaçe të mjaftueshme, dhe nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore kërkojuni një miku, anëtari të familjes ose kujdestarit tuaj që të sigurojë ilaçe për ju.

Diabeti

Njerëzit me diabet janë në rrezik të rritur. Nëse keni diabet, vazhdoni të merrni çdo ilaç, monitoroni nga afër nivelin e sheqerit në gjak dhe kërkoni ndihmë mjekësore nëse keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje.

Astma

Njerëzit që vuajnë nga astma, duhet të vazhdojnë të përdorin inhalatorin (inhalatorët) e tyre si zakonisht.

Nëse mendoni se astma juaj po përkeqësohet ose keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, kërkoni ndihmë mjekësore.

Kanceri

Njerëzit e prekur nga kanceri janë në rrezik të rritur, veçanërisht ata me tumore malinje që ndikojnë drejpërdrejt në sistemin imunitar dhe njerëzit që janë nën efektin e një trajtimi, përfshirë kimioterapinë;

Nëse keni kancer është e rëndësishme të ndërmerrni hapat e përshkruar në mënyrë që të reduktoni rrezikun për të marrë COVID-19.

Nëse nuk ndjeheni mirë dhe keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, kërkoni ndihmë mjekësore.

Nëse më nevojitet ndihmë apo suport nga të tjerët?

Nëse e keni të nevojshme të qëndroni në shtëpi, ose nëse jeni në shtëpi, kërkojuni miqve, familjarëve ose kujdestarit tuaj ndihmë dhe mbështetje.

Ju dhe ata që ju ndihmojnë duhet të bëni atë që mundeni për të mbrojtur veten tuaj, siç u përshkrua më lart, përfshirë larjen e duarve;

Kërkojuni miqve, familjarëve ose kujdestarit tuaj ndihmë për:

-Marrjen e ilaçeve,

-Blerjen e ushqimeve,

-Punët e shtëpisë,

-Marrjen e informacionit mbi COVID-19,

-Marrjen e informacionit se ku dhe si të merrni ndihmë mjekësore,

-Vajtjen në një institucion shëndetësor.

Sigurohuni që miqtë, familjarët ose kujdestari juaj e dinë nëse nuk ndiheni mirë

Kërkojuni miqve, familjarëve ose kujdestarit tuaj që të mos ju vizitojnë nëse nuk ndiheni mirë, nëse jeni veçanërisht me ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, deri sa të keni marrë këshillat e duhura mjekësore, dhe nëse nuk keni nevojë urgjente për ndihmën e tyre;

Kërkojuni miqve, familjarëve ose kujdestarit tuaj, që të mos ju vizitojnë nëse nuk ndjeheni mirë, nëse jeni veçanërisht me ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje.

Ku mund të kërkoni ndihmë mjekësore

Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë ose ilaç (medikament) për të kuruar COVID-19.

Ndihma mjekësore mund të ofrohet për të lehtësuar simptomat e COVID-19 nëse nuk jeni në gjendje të mirë shëndetësore.

Shumica e njerëzve që janë prekur nga COVID-19 do të shërohen me anë të mbështetjes mjekësore.

Nëse nuk ndjeheni mirë, mos u frikësoni ose më keq, mos e fshihni gjendjen tuaj shëndetësore. Kërkoni ndihmë mjekësore.

Nëse sëmureni seriozisht nga COVID-19, do t’ju nevojitet trajtim i specializuar në spital.

Sigurohuni që ju dhe familja juaj, miqtë ose kujdestari juaj, të dini se ku duhet të drejtoheni për ndihmë mjekësore ose këshillim nëse nuk ndjeheni mirë për shkak të etheve, kollës ose vështirësisë në frymëmarrje.

Vendi më i përshtatshëm për të kërkuar ndihmë do të varet nga ku ju jetoni dhe nga pajisjet dhe mjetet që janë në dispozicion.

Orientimi dhe këshillimi lokal, mund të jetë që të mos shkoni menjëherë në institucionin tuaj më të afërt shëndetësor.

Mundohuni t’i gjeni paraprakisht këto informacione, në mënyrë që të jeni të përgatitur dhe të dini se çfarë duhet të bëni, nëse nuk ndjeheni mirë nga ana shëndetësore.

ISHP njofton se COVID-19 është një sëmundje serioze, por ka gjëra që ne të gjithë mund të bëjnë për të mbrojtur veten dhe të tjerët.