Ushqimet e Përditshme Që Mund Të Zhduken Njëherë E Përgjithmonë

462 0

Me rritjen e temperaturave, thatësirat dhe infeksionet gjithnjë e më të shumta, një pjesë e rëndësishme e ushqimeve të globit janë në prag zhdukjeje.

Shkencëtarët kanë identifikuar ushqimet që mund të zhduken ose të pësojnë një rënie drastike në prodhim.

Avokado

Rritja e të paktën 3 avokadosh kërkon minimalisht 272 litra ujë.

Thatësirat ndërkohë po godasin shumë prej vendeve prodhuese të avokados, gjë që pritet të ndikojë ndjeshëm në furnizimin global të avokados.

Bananet

Bananet e varietetit Cavendish që mbërrijnë në tryezën e konsumatorit anëembanë globit janë në rrezik zhdukjeje.

I gjithë faji është i sëmundjes Panama, një lloj myku që po shkatërron të mbjellat në Tajvan, Indonezi dhe Malajzi.

Ekspertët paralajmërojnë që kjo sëmundje do të arrijë edhe në brigjet e Amerikës Latine e cila eksporton shumicën e bananeve në botë.

Çokollata

Pema e kakaos është e ndjeshme ndaj mykut dhe baktereve. Varietetet genetike të kësaj peme janë tepër të kufizuara.

Kakaos i kanoset një tjetër rrezik që ka të bëjë me prishjen e ekuilibrave të avullimit dhe transpirimit.

Temperaturat gjithnjë e më të larta do të përthithin më shumë ujë nga toka dhe bimët ndërkohë që shirat që supozohet të rikthejnë lagështinë e humbur nga toka, do të pakësohen gjithnjë e më shumë.

Patatinat

25% e varieteteve të egra të patates pritet të zhduken nga viti 2055 për shkak të ndryshimeve klimatike.

Kësisoj ato i paraprijnë edhe zhdukjes së patatinave.

Kikirikët

25% e varieteteve të kikirikut pritet të zhduket deri në vitin 2055.

Kjo legume do ta ketë të vështirë të rritet falë ndryshimeve klimatike.

Peshku

Mbi 85% e sasisë globale të peshqve që gjendet në oqeane janë të rrezikuar nga peshkimi i paligjshëm.

Shumë specie të rrezikuara ku përfshihet peshku ton i Atlantikut priten të zhduken.

Ekspertët thonë se ekzistenca e shumë prej kolonive të peshqve në botë është në fije të perit.

Kafeja

Deri në vitin 2050,  hapësira globale e përshtatshme për rritjen e kafesë do të përgjysmohet.

Nevoja për një terren të ri bashkë me ngrohjen globale do të ndikojë jo vetëm në cilësinë e kafesë por edhe në sasinë e saj.

Mjalti

Sipas të dhënave të AgroWeb.org ekzistenca e shumë kolonive të bletëve është e rrezikuar si pasojë e pesticideve dhe ndryshimeve klimatike.

Mungesa e bletëve nënkupton zhdukjen e mjaltit.

Luleshtrydhet

Temperaturat e larta dhe ngrohja globale janë tashmë përgjegjës në uljen e madhe të prodhimtarisë së luleshtrydheve në mbarë botën.

Situata, thonë ekspertët pritet të bëhet më keq.

Qiqrat

Një sasi prej 220 gramë qiqrash kërkon mbi dy mijë litra ujë.

Deri më tani, shkencëtarët kanë vënë re një rënie prej 50 përqind në të mbjellat e kësaj legumeje në mbarë botën.

Ngrohja globale pritet t’i përkeqësojë gjërat.

Qershitë

Fermerët globalë janë shumë të shqetësuar për temperaturat e larta dhe ndryshimet klimatike.

Tani pranvera vjen më herët, por përmbyllet me ngrica të cilat dëmtojnë ndjeshëm bimët.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org shumë fermerë globalë kanë humbur të gjithë prodhimtarinë e qershive vetëm si pasojë e këtyre ngricave./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.