Ushqimet Më Të Mira Të Verës Që Ndihmojnë Rënien në Peshë

822 0

Dëshironi të keni një trup perfekt këtë sa më shpejt që të jetë e mundur?

Hapi i parë është që në regjimin tuaj ushqimor të përfshini këto ushqime efikase të cilat AgroWeb.org i sjell më poshtë.

Qershitë

Qershitë përmbajnë substanca që shkrijnë dhjamin e tepërt, rrisin metabolizmin dhe djegin shumë kalori.

Kërpudhat

Kërpudhat stabilizojnë sheqerin në gjak, shuajnë nepsin dhe të minimizojnë rritjen e nivelit të insulinës.

Kastraveci

Sipas të dhënave të AgroWeb.org kastraveci ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, hidratimin e organizmit, eliminimin e inflamacionit dhe uljen e tensionit të lartë.

Qitro

Qitro përmban shumë vitaminë C që i bën mirë sistemit imunitar.

Qitro largon nepsin për të ëmbla dhe ndihmon në djegien e kalorive.

Domatet

Domatet përmbajnë likopen, një pigment që ul rrezikun e goditjes nga ishemia me deri 55 përqind.

Shalqini

Lëngu i shalqinit ul kolesterolin, pastron enët e gjakut dhe ndihmon në rënien në peshë.

Misri

Misri është i pasur me fibër dhe antioksidantë që mbrojnë shëndetin e syve dhe luftojnë mbipeshën.

Supa E Ftohtë

Supa e ftohtë bëhet duke përzier në mikser perime të ndryshme me hudhër dhe vaj ulliri.

Kësisoj merrni vlerat dobësuese të perimeve bashke me ato të vajit të ullirit për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Boronicat

AgroWeb.org ju kueshillon se boronicat janë një zgjedhje ideale për ata që duan të humbin në peshë.

Ato nuk shkaktojnë rritje të nivelit të insulinës që e bën trupin të kërkojë më shumë ëmbëlsira.

Midhjet Për Një Peshë Ideale

Midhjet përmbajnë acide yndyrore që e bëjnë njeriun të ndihet më i ngopur.

Kur është i ngopur, njeriu nuk e tepron me të ngrënit.

Karkalecat e Detit

Karkalecat e detit janë të pasur me proteinë dhe acide yndyrore që janë efikasë për rënien në peshë.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet përmbajnë vitaminë C, fibër, vitaminë B6 dhe hekur.

Të gjithë këto ushqyes janë të dobishëm për rënien në peshë dhe kundër anemisë.

Salmoni 

Salmoni është i pasur me proteinë dhe acide yndyrore omega-3 të cilat plotësojnë nevojat tuaja për të rënë në peshë dhe për tu ushqyer shëndetshëm.

Pjeshkët

Pjeshkët janë një burim i mirë i vitaminës C dhe beta karotenit që përmirësojnë imunitetin dhe ndihmojnë kundër mbipeshës.

Mishi I Pulës

Duke u gatuar me perime, mishi i pulës ofron një larmi proteinash, fibre, vitaminash dhe antioksidantësh që ju mbajnë të shëndetshëm nga këmbët tek koka.

Argjinarja

Kjo perime e shijshme ofron shumë fibër e cila eliminon dhjamin në zonën e barkut.

Tërshëra

Tërshëra është burim i shkëlqyer i fibrës dhe vitaminave B dhe E.

Zgjidhni gjithmonë variantin sa më pak të përpunuar të tërshërës.

Kosi I Shtëpisë

Kosi i shtëpisë është ideal për dobësim.

Ai është i pasur me fibër dhe proteina që ju mbajnë të ngopur për shumë kohë.

Fasulet

Të kuqe, të zeza apo të bardha, fasulet janë shumë të pasura me fibër dhe janë ideale për një vakt të lehtë që nuk të shëndosh.

Kanella

Vajrat esencialë të kanellës parandalojnë mbipeshën dhe hipergliceminë duke shkatërruar qelizat e yndyrës.

Spinaqi

Kjo barishte e pasur me vitamina rekomandohet të konsumohet në mëngjes për rënien në peshë.

Gjethet e Mentes

Gjethet e mentes janë të fuqishme kundër dhimbjeve të kokës, alergjive dhe problemeve me stomakun./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.