Vakti Kryesor i Ditës për Djegien e Kalorive dhe Rënien nga Pesha

469 0

Dëshironi të humbisni në peshë? Atëherë është koha që të nisni një rutinë të shëndetshme të ngrënies së mëngjesit.

Shumë njerëz mendojnë se ngrënia e mëngjesit është pa shije dhe një humbje kohe.

Të tjerë mendojnë se mëngjesi është një mënyrë e rëndësishme për të filluar ditën dhe se ky është vakti më i rëndësishëm nga të gjithë.

Njerëzit që qëndrojnë larg mëngjesit pretendojnë se nuk janë të uritur ose vakti nuk ka rëndësi.

Ata që ushqehen pas lindjes së diellit thonë se i mban ata të ngopur gjatë ditës dhe ndihmon në mbajtjen e peshës nën kontroll.

Hani Mëngjes Dhe Digjni Dyfishin e Kalorive

Një studim i ri të cilit i referohet AgroWeb, arriti në konkluzionin se njerëzit që hanë një mëngjes të bollshëm çdo ditë, mund të djegin dyfishin e kalorive.

Për më tepër, ato përjetojnë më pak neps, veçanërisht ndaj të ëmblave dhe kanë një nivel më të shëndetshëm të sheqernave në gjak për gjatë gjithë ditës.

Metabolizmi i Njeriut Bëhet Më Aktiv Pas Mëngjesit

Sipas studimit, metabolizmi i njeriut ndizet dhe vihet në punë pas ngrënies së mëngjesit.
Një metabolizëm më i shpejtë pengon shtimin në peshë dhe ndikon në ruajtjen e formës trupore dhe të peshës së shëndetshme.

Kjo e fundit, është e një rëndësie madhore për shmangien e sëmundjeve.

Nga ana tjetër, heqja dorë nga mëngjesi është një praktikë e gabuar për ata që duan të djegin kalori dhe të humbasin kilogramët e tepërta.

Ata që nuk hanë mëngjes kanë tendencën të konsumojnë më shumë ushqime mes vakteve, kryesisht të ëmbla dhe kalorike.

Një gjë e tillë shkon ndesh përpjekjeve të tyre për të humbur në peshë.

Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb mbështesin këto gjetje të reja dhe këshillojnë lexuesit që mos t’i thonë ‘jo’ mëngjesit nëse duan të djegin kalori dhe të ruajnë peshën e tyre trupore.
Fundja siç thotë populli: “fillimi i mbarë, gjysma e punës.”/AgroWeb